Segunda-feira, 14/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse ka zbritë surja felek ?Eshtë shumë me rëndësi t’a mësojmë

Pse ka zbritë surja felek ?Eshtë shumë me rëndësi t’a mësojmë

Shkaku i zbritjes së kësaj kaptine

Në lidhje me këtë sure dhe atë “En-Nas”, nëse janë mekase ose medinase, siç theksuam më parë, dijetarët janë ndarë në dy grype: Disa prej tyre mendojnë se kjo kaptinë është mekase, kurse disa të tjerë se kjo është medinase.

Është fakt i pamohueshëm se që të dyja këto mendime kanë mbështetje në argumente dhe mund të konsiderohen si të sakta.

Fahru Rraziu në tefsirin e tij cek mendimet e disa dijetarëve që thonë se kjo sure është mekase, dhe si shkak të zbritjes së saj marrin një hadith në të cilin ceket se Xhibrili a.s. e ka paralajmëruar Muhammedin a.s. se një “ifrit” prej exhinëve është duke e përcjellë për t’i përgatitur një kurthë (intrigë), dhe si mbrojtje nga dëmi i tij, Allahu xh.sh. i zbriti në Mekë të Dërguarit të Tij dy “muavvedhetejnët”, me të cilët kërkohet mbrojtje nga Allahu prej dëmit të çdo krijese, qofshin exhinë, njerëz apo egërsira.

Fahru Rraziu sjell edhe një thënie që transmetohet nga Seid bin Musejjebi, i cili ka thënë se këto dy sure kanë zbritur në Mekë si mbrojtje nga mësyshi dhe zilia e kurejshëve ndaj Muhammedit a.s., të cilët nuk mund të pajtoheshin se ai një ditë të afërt do t’ua shkatërronte idhujt dhe pozitat e tyre privilegjuese.[3]

Mirëpo vetë Rraziu konsideron se kjo sure është medinase, dhesjell si argument hadithin e gjatë që transmetohet nga Aishja r.a., ku ceketngjarja e magjisë ndaj Muhammedit a.s.; hadithi gjendet pothuaj në të gjithakoleksionet bazë të hadithit.

(Visited 264 times, 1 visits today)
Top