Sábado, 21/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse japonezët janë më të zhvilluar

Pse japonezët janë më të zhvilluar

Shkrim intersant… me la pershtypje, inshaAllah edhe rinia dhe femijet tane zbukurohen me keto virtyte.

Ja pse Japonezët janë më të zhvilluar

1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ” Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!

2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë , pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënja!

3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!

4- Nxënësit japonez pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!

5- Nxënësit japonez marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!

6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre!

7- Pastruesit e ”rrugëve” në Japoni quhen ”inxhinierë të shëndetit” ku rroga e tyre varjon nga 5000 deri ne 8000 dollarë amerikan në muaj, e pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë!

8- Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restaurante dhe vende të mbyllura dhe në vend të ”silent” është e shkruar ”moral”!

9- Çdo kush që shkon për të ngrënë në restaurante nuk mer më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë!

10- Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite, kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat!

Në Japoni…
Ai që vjen herët në punë e lë makinën e tij larg në parking me qëllim që ata që vijnë më vonë të kenë mundësi të arrijnë orarin e punës pa probleme!

Në Japoni…
Në hyrje të kryeqytetit Tokyo ndodhet një banderolë e madhe ku në të është shkruar ” O njeri mendo për të shpikur”!

Përktheu dhe përgatiti: Besir Abdurahmani

(Visited 326 times, 1 visits today)
Top