Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse janë lidhjet moderne kaq të brishta?

Pse janë lidhjet moderne kaq të brishta?

Lidhjet në kohët moderne është gjithnjë dhe më e pamundur të zgjasin përgjithmonë, imazh me të cilin jemi rritur duke parë prindërit tanë. Ja disa nga arsyet që shpjegojnë disi këtë problem të brezit tonë.

Nuk jemi të përgatitur

Shpesh ne nuk jemi të përgatitur për kompromis, për të sakrifikuar veten dhe për të dashur pa kushte. Nuk duam të presim, preferojmë ta kemi gjithçka menjëherë. Nuk i lejojmë ndjenjat tona të rriten, duke vendosur shpesh një kufi kohor të asaj se çfarë duhet të ndiejmë dhe kur duhet ta ndiejmë.

Ngatërrojmë dashurinë me ndjenja të tjera

Shpesh dëshirojmë të njohim dikë që mund të na shoqërojë në kinema apo në pub, dhe jo dukë që mund të na kuptojë dhe mbështesë në momentet më të vështira. Nuk na pëlqen të kalojmë momente të mërzitshme dhe për këtë arsye jemi në kërkim të një partneri të gëzueshëm, që mund ta kthejë jetën tonë në një aventurë. Por nuk jemi gjithmonë gati për ndryshim, i cili në mënyrë të pashmangshme, vjen pas një periudhe të caktuar romantike apo dashurie reciproke.

Ngecemi në rutinë

Pas një farë periudhe nuk kemi më kohë dhe hapësirë për dashuri, sepse jemi shumë të zënë për të përfituar të mirat materiale.

Presim një rezultat të menjëhershëm

Kur biem në dashuri, duam që menjëherë lidhja jonë të bëhet e pjekur. Por kjo pjekuri si dhe mirëkuptimi reciprok, mund të arrihen vetëm pas disa vitesh të kaluara së bashku. Shumica e njerëzve sot mendojnë se nuk ka asgjë në këtë jetë për të cilën ja vlen të shpenzojnë kohën dhe durimin i tyre, madje as dashuria.

Bëhemi të varur nga teknologjia

Teknologjia na ka ‘afruar’ shumë. Jemi kaq afër me njëri-tjetrin sa ndonjëherë është e vështirë edhe të marrim fryme. SMS, mesazhe zanore, chat dhe telefonata video kanë zëvendësuar komunikimin ballë për ballë në shumë raste. Nuk kalojmë më aq shumë kohë me njëri-tjetrin. Dimë mjaftueshëm për njëri- tjetrin, nuk kemi për çfarë të flasim.

Nuk mund të qëndrojmë gjatë në të njëjtin vend

Ne mendojmë se nuk jemi gatuar për të qëndruar në një lidhje, dhe vetëm ideja e lidhjes na tremb. Na duket e pamundur t’ia kushtojmë jetën një personi të vetëm dhe shmangim gjithçka që është e qëndrueshme.

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top