Domingo, 31/5/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse hudhrën duhet ngrënë kur e kemi stomakun bosh ?

Pse hudhrën duhet ngrënë kur e kemi stomakun bosh ?

Hudhra ka efekt dezinfektues, antibacterial dhe fungicide, duke u krahasuar me antibiotikët më të mirë, por kur ta hani në stomakun bosh, efekti është shumë më i fortë!

 

Hudhra gjithmonë përdoret dhe shpesh rekomandohet nga ekspertët për rritjen e imunitetit dhe përfitimeve tjera shëndetësore.

Megjithatë, çka ndodhë nëse hani hudhër në stomakun bosh?

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i hudhrës në stomakun bosh rrit efikasitetin e saj si antibiotik natyral. Kjo ndodhë për shkak se bakteriet zbulohen dhe nuk mund të mbrohen nga “hudhra tmerruese”.
Hudhra përmban rreth 400 materie aktive, i pasur me vitamina dhe minerale: adenozin, alicin, aminoacide, fibra bimore, yndyrëra bimore, vitaminë A, B1 dhe B2, vitaminë C, enzyme, vajra esencialë, jod, kalium, calcium, selen, sulfur dhe fosfor.

Hudhra llogaritet si antibiotiku më i mirë. Përbërësi më i rëndësishëm i hudhrës është ahoin, efekti i të cilit është më i mirë se sa efekti i aspirins.

Përdorimi i rregullt i saj stimulon dhe lehtëson qarkullimin e gjakut, ul presionin e gjakut dhe yndyrërave të gjakut, sëmundjet e zemrës. Është një antioksidant i shkëlqyer dhe mbron trupin nga veprimi i radikaleve të lira.

(Visited 98 times, 1 visits today)
Top