Sunday, 20/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pse harrojmë?



Pse harrojmë?

A e dinit se truri nuk është vetëm organi i mësimit por edhe i harresës?
Keni filluar të harroni shpesh kohët e fundit, ju duken të panjohur njerëzit, ngjarjet, keni filluar të pyesni disa herë për të njëjtën gjë, a ju ka ndodhur të harroni diçka të cilën e keni planifikuar ta merrni me vete kohë më parë në një udhëtim?

Specialistët e shohin më me vend përdorimin e fjalëve “mungesë përqendrimi”, “humbje përqendrimi” në vend të problemit të harresës. Një nga shenjat e para të sëmundjes së sklerozës së shfaqur në pleqëri mund të jetë dhe harresa. Kujtesa është funksioni më i rëndësishëm i trurit tonë i cili mundëson depozitimin e të dhënave dhe kthimin e tyre sa herë që kërkohen. Ky proces realizohet me anë të qelizave të trurit të quajtura neurone, sinapseve, lidhjeve mes qelizave dhe disa mekanizmave kompleksë. Krahas kujtesës edhe funksionet e tjera si perceptim, përqendrim, gjykim janë po aq të rëndësishme sa ajo dhe të gjithë bashkë përbëjnë tërësinë e funksioneve mendore.
Truri nuk shërben vetëm për mësim, në të njëjtën kohë është dhe organi i harresës!
Pikë së pari duhet të dimë se truri nuk shërben vetëm për të mësuar por edhe për të harruar. Kujtesa e njeriut është si një i sëmurë me sklerozë. Njeriut i duhet të harrojë natyralisht për të vazhduar jetën dhe për të përjetuar përsëri ndjenja si emocioni, gëzimi, hidhërimi.

Cilat janë shkaqet e harresës?

Ka shumë shkaqe të cilat nxisin harresën. Më të shpeshtat janë:
• depresioni
• mungesa e përqendrimit
• momentet e ankthit
• kushtet stresuese të jetesës
• pagjumësia
• uria
• marrja me më shumë se një punë kur mëson diçka të re
• mos njohja e teknikave të mësimit dhe kujtesës
• mund të ndikojnë edhe shqetësime fizike si anemia, ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak, mungesa e vitaminave, sëmundja e tiroideve…

Nëse keni filluar të harroni shumë…
• kontaktoni një mjek specialist (psikiatër, neurolog) për një kontroll më të detajuar
• nëse është e nevojshme të bëhen teste neuropsikologjike
• mund të kërkohen edhe analiza laboratorike si analizat e gjakut, EEG, MRG/BT.

Faktorët të cilët e plakin trurin
• trashëgimia gjenetike
• Depresioni, stresi
• Ateroskleroz (forcimi i enëve të gjakut)
• trauma e kokës
• Epilepsia
• nivel i ulët i arsimimit
• Obeziteti
• Hipertensioni, Hiperlipidemi, Diyabetes mellitus
• cigarja, alkooli
• sëmundjet tiroidale
• mungesa e vitaminës B 12 (sindroma neuroanemike),
• Demans (Alzheimer vs), tumor i trurit





Kur duhet ta analizojmë seriozisht harresën?
Harresa duhet vlerësuar seriozisht dhe duhet kontaktuar me një neurolog apo psikiatër nëse ndikon në jetën sociale të personit, aktivitetet e tij të përditshme çfarëdo grupmoshe qoftë personi. Ka disa shenja treguese të shndërrimit të harresës nga një ankesë në një sëmundje.

Nëse rreth jush ka njerëz me këto shenja:
• nëse harron ngjarjet dhe temat e folura së fundmi
• nëse e kuptoni se ka filluar të harrojë fjalët që do të thotë
• nuk njeh të afërmit
• harron shpejt personat e njohur së fundmi
• nëse ka filluar të pyesë shpesh të njëjta gjëra
• nuk mund të bëjë llogari
• harron takimet
• e ka të vështirë të gjejë vendet e njohura, humbet
• nuk mund të vendosë dhe zgjidhë problemet, atëherë do ishte me vend të zhvillohej një vizitë tek specialisti

Nëse dëshironi një tru të shëndetshëm…
• përpiquni të qëndroni lart stresit, shqetësimit dhe mërzisë
• tregohuni të kujdesshëm ndaj ushqyerjes së ekuilibruar dhe kontrolloni peshën
• merrni produkte me antioksidues
• formoni një rregull ushqyerjeje dhe gjumi cilësor
• qëndroni larg cigares dhe alkoolit
• bëni ushtrime të përshtatshme me moshën,
• komunikoni me njerëzit dhe merrni pjesë në aktivitete sociale
• mësoni gjëra të reja dhe komplekse
• zgjidhni fjalëkryqe, luani shah dhe merruni me aktivitete mendore
• lexoni libër, dëgjoni radio dhe shikoni televizor. Përpiquni të jepni opinionin tuaj dhe të diskutoni ndërkohë që lexoni, dëgjoni apo shikoni tv.
• mësoni fjalë nga gjuhë të huaja
• besoni dhe mos harroni të luteni
• merrni pjesë në aktivitete si meditimi
• mbani të forta lidhjet me familjen dhe miqtë tuaj
• mos dilni në pension, punoni vazhdimisht për një qëllim
• bëni një plan
• vizitohuni rregullisht tek mjeku dhe mundohuni të zbatoni këshillat e tij.
/A. Kokiçi