Quinta-feira, 28/5/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse duhet ta ngrohni ujin çdo mëngjes para se ta pini?

Pse duhet ta ngrohni ujin çdo mëngjes para se ta pini?

Ne zakonisht pimë ujë të ftohtë, por nuk është një zakon i mirë sipas ekspertëve. Konsumi i rregullt i ujit mund të përmirësojë tretjen tonë dhe të ndihmojë trupin ne largimin e toksinave. Mjekët rekomandojnë konsumimin e ujit të ngrohte në mëngjes. Uji i ftohtë është i zhveshur nga shumë minerale, dhe kështu ndikon negativisht në trup veçanërisht nëse ju e pini atë gjatë një vakti.

Kur flasim për ujë të ngrohte, behet fjale për ujë në temperaturë dhome, e cila nuk mbahet në frigorifer. Përse ju duhet ta ngrohni ujin çdo mëngjes para se ta pini?

Ndoshta fillimisht nuk do të jetë e shijshme, por uji i ngrohte sjell shumë përfitime shëndetësore:

Përmirëson tretjen

Uji i ngrohte në mëngjes ndihmon trupin nga largimi i toksinave.Uji gjithashtu ndihmon ne tretjen e ushqimit ,uji i ngrohtë e bën atë dy herë më shpejtë.

Ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve

Uji i ngrohtë ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve menstruale. Nxehtësia lehtëson muskujt e lënduar.

Ndihmon në humbje peshe

Uji i ngrohtë ngre temperaturën e trupit, e cila përshpejton më tej metabolizmin dhe djeg më shumë kalori.

Ngadalëson procesin e plakjes

Uji i ngrohtë e pastron trupin duke e bere ate te duket me i rinor.Rivendos qelizat e lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj.

Burimi:/healthylifevision.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 212 times, 1 visits today)
Top