Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse Allahu e krahasoi dynjanë me ujin



Pse Allahu e krahasoi dynjanë me ujin

Pse Allahu e krahasoi dynjanë me ujin

Thotë Allahu:
“Krahasoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote, me ujin që e lëshojmë Ne nga qielli…” (18:45)

Allahu e krahasoi dynjanë me ujin, sepse:





  1. Uji nuk rri në një vend të vetëm ashtu siç edhe dynjaja nuk qënron në një gjendje të njëjtë!
    2. Uji humbet (thithet nga toka) dhe nuk mbetet vetvetiu, ashtu siç dynjaja nuk është e përhershme.
    3. Askush nuk mund të futet në uj e të mos laget, ashtu siç askush nuk mund të shpëtoj nga sprovat e dynjasë dhe të këqijat e saj.
    4. Kur uji përdoret aq sa duhet, ai është i dobishëm për trupin e njeriut dhe i jep rezultatet në bimësi kur ujiten bimët, e nëse në përdorimin e tij tejkalohen kufijtë, padyshim se bëhet e dëmshëm. E njëjta gjë eshtë edhe me dynjanë; ai i cili punon për të plotësuar nevojat e tij kjo është e dobishme, e nëse njeriu jepet pas duke e tepruar atëherë padyshim se kjo është e dëmshme për të!

(El-Xhami’ li-Ahkamil-Kur-an nga Kurtubiu 13/289)

(Visited 1 times, 1 visits today)