Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse Allahu e bëri gjumin për njeriun?

Pse Allahu e bëri gjumin për njeriun?

Dhe gjumin tuaj jua bëmë për pushim.”

S’ka dyshim se gjumi është një ndër argumentet më bindëse që dëshmon ekzistimin e Zotit. Për këtë Allahu xh.sh. thotë në Kur’an :

“Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon”. (Er-Rrum, 23)

Dihet se gjumi është një nevojë e domosdoshme për të gjitha qeniet e gjalla. Nëse ndonjë njeri a krijesë privohet apo pengohet për gjumë, nuk mund të përballojë dot ritmin e pandalshëm të jetës.

Gjumi a të fjeturit është përmendur disa herë në Kur’an, në mënyrë që të vihemi në dijeni se ai është argument dhe shenjë nga Allahu xh.sh. Fjala “subata”–“sebtun” në gjuhën arabe d.t.th. shkëputje, vdekje, ndërprerje nga aktivitetet e ditës (jetës), për një kohë të caktuar, në mënyrë që qelizat tona trupore të kenë kohë të mjaftueshme për rifreskim.

Me këto kuptime ka ardhur në disa vende në Kur’an si:

– “Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri (qetësim) për ju nga ana e Tij”. (El-Enfal, 11)
– “Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai ju lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush”. (Ali Imran, 54)

Dihet se gjumi është edhe një vdekje e vogël, e cila mund të krahasohet me të ashtuquajturën “vdekje klinike” për se edhe i Gjithëmëshirshmi na njofton, kur thotë :

“Ai është që ju vë në gjumë natën (ju vdes natën ) dhe e di ç’keni vepruar ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) deri në afatin e caktuar (vdekje)”. (El-En’am, 60)

dhe:

“All-llahu i merr shpirtat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.” (Ez-Zumer, 42)

Shikuar nga këndvështrimi shkencor, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të deshifrojnë saktësisht fshehtësinë hyjnore të gjumit, por në bazë të shumë eksperimenteve në laboratoriume shkencore, gjumin e kanë ndarë në 5 etapa:

Etapa e parë – është etapa e hyrjes graduale në gjumë dhe përfshin 2 deri në 5 % të kohës së gjumit.
Etapa e dytë – është etapa e gjumit të lehtë – jo të thellë, dhe përfshin rreth 50 % të kohës së gjumit.
Etapa e tretë dhe e katërt – janë etapat e gjumit të ngadalshëm, të thellë, të qetë e të zakonshëm. Këto dy etapa të gjumit prehës e qetësues përfshijnë 20 % të kohës së gjumit.
Etapa e pestë – është etapa e gjumit të thellë, e shoqëruar me ëndrra dhe lëvizje, ose gjumë i çudtishëm, sepse ai që fle, gjatë etapës së gjumit me ëndrra, edhe pse është në gjumë tejet të thellë, lëvizjet e frymëmarrjes, të gjakut dhe të syve i ka pothuajse si të ishte zgjuar. Mbase i tillë do të ketë qenë ndoshta edhe gjumi i banorëve të shpellës (As’habul kehf).
“Do të mendoje se ata janë të zgjuar, e ata ishin në gjumë” (El-Kehf, 18).

Kjo etapë e gjumit përfshinë 25 % të gjumit.

Me një fjalë, gjumi është dhunti e Allahut për njeriun, që ai të ç’lodhet fizikisht po edhe shpirtërisht nga vështirësitë e jetës.

(Visited 50 times, 1 visits today)
Top