Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Propolis (ngjitësi i bletës) është një masë e qullte ngjitese, zakonisht, ngjyrë e verdhë në të gjelbër ose kafe dhe e tretshme, të cilin bletët punëtore e mbledhin nga sythët dhe lëkurët e pemëve dhe e përdorin për fiksimin e hojeve të dyllit dhe ngushtimin e hyrjes së kosheres sipas nevojës së bletëve. Nëse […]
Propolis (ngjitësi i bletës) është një masë e qullte ngjitese, zakonisht, ngjyrë e verdhë në të gjelbër ose kafe dhe e tretshme, të cilin bletët punëtore e mbledhin nga sythët dhe lëkurët e pemëve dhe e përdorin për fiksimin e hojeve të dyllit dhe ngushtimin e hyrjes së kosheres sipas nevojës së bletëve. Nëse […]
Propolisi (ngjitësi i bletës)

Propolis (ngjitësi i bletës) është një masë e qullte ngjitese, zakonisht, ngjyrë e verdhë në të gjelbër ose kafe dhe e tretshme, të cilin bletët punëtore e mbledhin nga sythët dhe lëkurët e pemëve dhe e përdorin për fiksimin e hojeve të dyllit dhe ngushtimin e hyrjes së kosheres sipas nevojës së bletëve.
Nëse një mi apo bretkosë është aq i pafat sa të vritet brenda një zgjoi, bletët do ta veshin kafshën e ngordhur me këtë lloj substance (propolis do të thotë ”për mbrojtjen e individëve”) para se trupi të kalbet. Kjo shmang erën e pakëndshme dhe parandalon përhapjen e baktereve në popullatën e bletës.
Përbërësit e propolis-it:
1. Lëndë rrëshinore, balsam dhe lëndë ngjitëse: 55%
3. Vajra të avullueshëm: 5%
4. Polen: 5%
5. Lëndë të ndryshme organike dhe minerale: 5%
6. Vitamina dhe disa lëndë të panjohura: 4.4-19%
1. Propolisi përmirëson punën e sistemit imunitar dhe konsiderohet si antibiotik natyror kundër viruseve dhe infeksioneve.
2. Antikanceror, për faktin se aktivizon qelizat vrasëse (te qelizave kanceroze) dhe është vërtetuar se ai pengon zhvillimin e qelizave kancerore në zorrën e trashë dhe lufton kancerin e gjakut – Leukemin.
3. Antialergjik në përgjithësi, nëpërmjet shtimit të fuqisë së qelizave për pengimin e lirimit të histaminës si rezultat i ”quercetin” që ai përmban.
4. Antibiotik natyral me spektër të gjerë, d.m.th. që mbulon një varg të madh bakteriesh, siç janë hilikobacter dhe mykobakteri i tuberkulozit.
5. Antimykotik. Propolisi konsiderohet si mjeti më i fortë kundër mykut Candida Albicans, prandaj disa nëna e lyejnë gojën e infektuar me mykra të foshnjeve me propolis..
6. Eliminues dhe pengues i sëmundjeve ngjitëse, për shkak se përmban Acid Benzoik.
7. Antitumorial, sepse pakëson depërtimin e qelizave tumorale nëpërmjet kapilarëve të gjakut duke i fuqizuar ato me anë të grupit të flavonoidëve që ai përmban.
8. Fuqizues dhe përtëritës i lëkurës dhe i membranave të brendshme mukoze.
9. Pakëson ngritjen e tensionit të gjakut.
10. Ndihmon në sekrecionin e temthit (t’ithtit), i cili tret yndyrërat.
11. Rrit aktivitetin e qelizave limfatike për të ngrënë qelizat e huaja të dëmshme.
12. Parandalon dhe pakëson insuficiencën (dështimin) akute të frymëmarrjes.
13. Korrigjon prodhimin e kollagjenit dhe elastinit, të cilat marrin pjesë në ndërtimin e qelizave elastike të lëkurës dhe të kapilarëve të gjakut, si dhe në ndërtimin e qelizave të kërceve dhe ligamenteve.
14. Propolisi përdoret gjithashtu për lyerje sipërfaqësore: për puçërrat e rinisë, të thatët, abscesin (xhungat e mbushura me qelb), sëmundjet mykoze të thella të lëkurës, ekzemën (semundje e lekures) dhe Pyodermën (semundje e lekures).
15. Për mjekimin e infeksionit të nyjeve dhe të sistemit muskular (me lyerje nga jashtë).Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të propolis-it të bletës:Ekzistojnë 1-2% e njerëzve që kanë alergji nga propolis apo nga disa lëndë që ai përmban. Alergjia e këtyre njerëzve shfaqet në këto simptoma:
1. Alergji në lëkurë kur e prek propolisin në formë kremi apo të freskët, me kruarje dhe skuqje të lëkurës.
2. Alergji në frymëmarrje kur e nuhat.
3. Alergji në gojë (kur e ha), duke shkaktuar ngacmim brenda gojës ose çrregullime në zorrë dhe diarre (barkqitje).
4. Me ulje të tensionit të gjakut.
Për këtë arsye, së pari duhet provuar nëse shkaktohet apo jo alergji nga propolis (si dhe nga të gjitha produktet e bletës), duke përdorur në fillim një sasi shumë të vogël prej tij dhe më pas duke e shtuar shkallë-shkallë atë.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Propolis nuk përdoret për fëmijë nën një vjeç.
Doza dhe koha e saj përcaktohet nga mjeku , në varësi të sëmundjes dhe të sëmurit, në këtë mënyrë:
1. Propolis i freskët (bruto): 1 gram (1-3 herë në ditë), duke e përtypur nëpër gojë për 5-20 minuta dhe më pas mund ta përcjellësh pa problem.
2. Esenca e propolis-it (5-50% përqendrim): 5-30 pika, tre herë në ditë, me mjalt të holluar me ujë ose me limonadë. Esenca e propolis mund të përdoret edhe nga jashtë në kozmetikë dhe për larje nga poshtë (për infeksionet e vaginës).
3. Organizmi i njeriut mund ta përballojë më së miri 1 gram propolis për çdo kg të peshës së trupit të tij.
4. Pluhuri i propolis mund të përdoret duke përzierë 3 gram propolis me 125 gram mjalt, dhe të merrret një apo dy lugë në ditë.
5. Në rastet e përdorimit të jashtëm të propolis, këshillohet që të merret edhe nga goja në të njëjtën kohë, sepse këto përdorime plotësojnë efektin e njëri-tjetrit. Përdorimi i jashtëm i propolis mund të bëhet një apo disa herë në ditë sipas nevojës.
6. Përdorimi i propolis për nuhatje jep rezultate të shkëlqyera në rastet me probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkri.
Ruatja dhe magazinimi:
Nuk kërkohen veprime të veçanta për ruajtjen e propolisit, por preferohet që të ruhet në enë ku nuk depërton drita, të mbyllura mirë dhe larg nxehtësisë. Si gjithnjë në lidhje me përdorimet mjekësore,, preferohet që produkti të jetë i freskët.
Pershtati: Mjekesia Islame
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
December 12, 2018 / By M.I Shumë prej njerëzve kanë jetuar të varfër, pastaj …
December 12, 2018 / By M.I Si t’i ndihmojmë ata me çrregullime ankthi?
December 12, 2018 / By M.I Përzieni hudhrën me limoni, do të mbeteni pa fjalë nga ajo që i ndodh trupit tuaj
December 12, 2018 / By M.I Përfitimet nga përdorimi i vajit të kokosit
December 12, 2018 / By M.I Qimet e femrave në gjoks? Ja pse duhet t’i konsideroni tregues shëndeti
December 12, 2018 / By M.I HABETU SEVDA – FARA E BEREQETIT (Kokrra e zezë)
December 12, 2018 / By M.I Cka kane thene mjeket e lashte per faren e zeze ?
December 12, 2018 / By M.I A lejohen te mbahen hajmalite?
December 12, 2018 / By M.I Nese mendoj qe jam goditur nga mesyshi si t’a largoj mesyshin ?