Terça-feira, 10/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Prodhimi i vajit “ekstra të virgjër”

Prodhimi i vajit “ekstra të virgjër”

Vendet prodhuese

Prodhimi i vajit “ekstra të virgjër” përfshin kryesisht zonën e Mesdheut, që është edhe vendi i origjinës së tij. Këtu mund të përfshihen: Shqipëria, Kroacia, Egjipti, Algjeria, Bosnjë-Hercegovina, Franca, Jordania, Greqia, Irani, Libani, Libia, Maroku, Palestina, Portugalia, Siria, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia. Nuk duhet harruar të shtojmë këtu edhe vajrat që prodhohen në vende si Argjentina, Australia, Kalifornia, Kili dhe Afrika e Jugut

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur:

“Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”

Allahu thotë në Kur’an:

“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)

Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues:

“Çdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.”

Pejgamberi (a.s.) këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me pneoumoni. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndhuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

Nese vaji i ullirt i fryhet leximi i ajteve te magjise dhe syrit dhe me te lyhesh dhe pi nga luge ne dite sherben edhe per sherimin e ketyre te fundit.E mire eshte qe vajit ti kendohen dhe keto ajete kuranore.

Betohet Allahu.

“Pasha fikun dhe ullirin!” (Sure Tin :1.)

” All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.”

” Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.” (23:20.)

” E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë55:38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? (Rrahman :37)

55:39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
55:40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:41. Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre.
55:42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:43. Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
55:44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.

 

(Visited 33 times, 1 visits today)
Top