Sábado, 21/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Problemet shëndetësore që vijnë nga mosfunksionimi i tiroides, këto janë organet që preken

Problemet shëndetësore që vijnë nga mosfunksionimi i tiroides, këto janë organet që preken

Gjendra e tiroideve e gjendur në pjesën e përparme të qafës prodhon hormonet më të rëndësishme të organizmit, përgjegjëse për mirëfunksionimin e trurit, zemrës, mëlçisë e të gjitha organeve e sistemeve të tjera.
Kur gjëndra tiroide nuk arrin të prodhojë majftueshëm hormone,trupi vuan nga hipotiroidizmi. Trupi nuk është i aftë të prodhojë jod, ndaj dieta juaj ushqimore duhet të jetë e pasur me boronica, luleshtrydhe, kos, fasule dhe patate.
Kur hipotiroidizmi nuk trajtohet, mund të çojë në gjendje depresive , keqfunksionim të zemrës ose koma, por kur diagnostikohet me një test të thjeshtë të gjakut, hipotiroidizmi trajtohet lehtësisht me një pilulë të përditshme. Lexoni më poshtë shenjat dhe simptomat e ketij problemi shendetesor:

1.Dobësi dhe lodhje.
2. Flokë të thatë, të dobët, lëkurë e zbehtë.
3. Intolerancë ndaj te ftohtit.
4. Kapsllëk.
5. Dhimbje muskujsh
6. Humbje kujtese.
7. Cikël i çrregullt menstrual
8. Depresion dhe nervozizëm.
Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë e përjetojnë hipotiroidizmin në të njëjtën mënyrë.
living.al

(Visited 340 times, 1 visits today)
Top