Sábado, 16/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PROBLEMET QË NUK KANË ZGJIDHJE

PROBLEMET QË NUK KANË ZGJIDHJE

Sa herë ke parë njerëz që i ngasin veturat me egërsi, shpesh duke e goditur timonin dhe duke thënë: “Oh! Trafiku është përhërë i rëndë!
Ti mund ta sheh një person duke ecur në rrugë, askush nuk duron të bisedoj me të, ai është aq i besdisshëm dher herë pas herë i përsërit fjalët: “Oh! Është shumë nxehtë!”
Po të ishte ai kolegu yt në të njëjtën zyrë, do të ishte sprovë ta takojë çdo ditë. Ai gjithmonë thotë: “O njeri, puna është bërë e tepërt! Oh, kur do të na ngrisin rrogat?” Ai vjen i mërrolur dhe del i zemëruar. Nganjëherë ai ankohet për dhimje në trup ose për sjellejn e keqe të djalit.
Shkurtimisht, ne të gjithë duhet ta kuptojmë se në jetën tonë ka probme që absolutisht nuk kanë zgjidhje dhe e vetmja mënyrë për t’i përballur ato është marrja e gjërave në mënyrë të qetë.
Po, kënaqu me jetën! Ke kujdes, mos e lejo sitatën tënde të vështirë të ndikojë në sjelljen tënde në punë, me femjët, kolegët etj. Çfarë kanë bërë ata që të meritojnë një ndëshkim të tillë për problemet për të cilat nuk janë fajtorë, e as që kanë mundësi t’i zgjidhin?
Mos lejo që sa herë t’ju shohin oshe t’ju kujtojnë, të mendojnë për hidhërim dhe pikëllim. Për këtë arsye i Dërguari (alejhi selam) e ndaloi njeriun të vajtojë mbi të vdekurin, të bërtasë, t’i grisë rrobat dhe t’i shkulë flokët e tij. Pse? Sepse trajtimi i të vdekurit përfshinë larjen e trupit, mbështjelljen me qefinë, faljen e namazit të xhenazes, varrosjen e ti dhe lutjen për të. Të bërtiturit dhe të vajtuarit nuk shërben asgjë, përveçse e kthen gëzimin e jestës në pikëllim. Njëherë Me’afi ibn Sulejmani ishte duke ecur me shokunt e ti dhe shoku i tij u mërrol dhe i tha: “Sa ftohtë është sot?” El-Me’afi i tha: ” Aje ngrohur tani?”
“Jo,” – u përgjigj ai.
El-Me’afi tha: “Atëherë cila është poenta e ankimit? Sikur ta lavdëroje All-llahun, së paku do të ishte më mirë për ty.”
Sa të sakta ishin të kuptuarit dhe urtësia e tij!
Jetoje jetën tënde…
Mos u ekspozo ndaj problemeve që nuk i njeh dhe mos u zgjero shumë në çështje të vogla. Thjesht vazhdo të kënaqësh me jetën tënde.

Shejh Muhammed el-Arifi

/xhemati.com

(Visited 68 times, 1 visits today)
Top