Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Problemet e riprodhimit tek meshkujt

Problemet e riprodhimit tek meshkujt

Problemet e riprodhimit tek meshkujt. 

Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre. Këshillohet të përdoret sepse parandalon impotencën
tek meshkujt (impotencën e shkaktuar nga mosha), ndihmon në rastë stresi, mungesë në ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumësi, etj.

Menopauza e parakohshme. Poleni përmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues për acarimet e dukshme që shfaqen gjatë kësaj faze. Konsumohet në kura prej 28 ditesh, me 12 dite pushim midis kurave, minimumi 4 kura në vit. Kjo gjë këshillohet edhe për meshkujt, sepse ndihmon në andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, këshillohen 3-4 kura në vit, nga një muaj secila,
me 10-20 grame në ditë. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar çdo ditë polen.

Gjithashtu, ai ndihmon në rregullimin e funksionimit të tubit tretës dhe
përmirësimin e hemorroidëve dhe sëmundjeve të venave. Përmbajtja e lartë e vitaminave, enzimave, ndihmon në stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura në vit, secila nga një muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretës, rregullon punën dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet të përdoret edhe në raste diarreje, ose infeksione të tubit tretës.

Kura për këtë është e shkurtër, 7-14 ditë, një lugë e vogël para ushqimit.

(Visited 48 times, 1 visits today)
Top