Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Probleme, Probleme, Probleme, spo jetohet më, a ka zgjidhje ?!

Probleme, Probleme, Probleme, spo jetohet më, a ka zgjidhje ?!

pyetje pergjigje
Probleme, Probleme, Probleme, spo jetohet më, a ka zgjidhje ?!

Pyetja:
Hoxhë i nderuar!
Dua të ju rrëfej se jeta ime për mua ska kuptim, gjithmonë kam probleme të ndryshme. Dhe çdo herë që mua më ndodh ndonjë fatkeqësi, unë i lutem Allahut që të ma mundësoj vdekjen sa më shpejt dhe të shpëtoj nga problemet që më kanë rënë mbi kokë, spaku unë e shoh këtë zgjidhje si rrugëdalje të vetme dhe qetësim për mua. Si qëndron ky veprim i imi në Islam, lejohet të veproj në këtë mënyrë apo jo ?!

Përgjigjja:
Sa i përket kërkimit të vdekjes nga ana juaj si shkak i fatkeqësive të shumta të cilat e godasin njeriun(muslimanin) duhet të dimë se një veprim i tillë është i ndaluar në Islam.
E themi këtë, sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Askush nga ju nuk duhet ta kërkojë vdekjen e tij për shkak të ndonjë fatkeqësie, por nëse mendon se duhet ta kërkojë atë patjetër, atëherë le të thotë:
O Zot! Nëse jeta ime është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi të jetoj, porse nëse vdekja ime është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi që të vdes”.
Si rrjedhoj e kësaj, muslimani duhet të shpresojë tek shpërblimi i All-llahut,- xhele veala!,- dhe të presë me durim dhe duke bërë dua kalimin e fatkeqësisë nga e cila është goditur muslimani.
Dije o musliman se, Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit dhe pas çdo vështirësie vjen lehtësim”.
Në të njëjtën kohë, ne si musliman duhet të kemi parasysh se vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet dhe goditet muslimani gjatë jetës, ato ia largojnë dhe pastrojnë një pjesë të gjynaheve të muslimanit dhe se vetëm me durim dhe shpresë arrihet tek shpërblimi i Allahut,- xhele veala!,- se përmes sprovave muslimani nggrihet në grada të larta tek Allahu,- xhele veala!
Dhe, mu për këtë arsye,- Allahu xhele veala!,- thotë:
????????? ????? ???????????? ?????????? ??????? ?????? ???????? ???????? ???????? ??????????? ?????
Atyre të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” .
( Kur’an: El-Bekare :156).
Krejt në fund, do dëshiroja që ti them pyetëses, lidhur me faktin se ajo thotë vdekja është rruga e vetme e qetësimit dhe shpëtimit të saj nga problemet dhe fatkeqësit, sepse duhet ta ketë ne dije motra në fjalë se ky është një mendim tërësisht i gabuar dhe në kundërshtim të plotë me atë se çka na meson dhe urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Motër e nderuar !
Mos harro se vdekja nuk i zgjidhë dhe largon problemet tuaja , porse ajo i shton edhe më shumë.
E , sidomos kur njeriu vdes duke pasur gjynahe për të cilat nuk është penduar akoma nga ato.
Në këtë rast, vdekja juaj nuk do të bënte gjë tjetër pos që do të shpejtonte dënimin e Allahut,- xhele veala!,- ndaj jush.
Oj motër ti duhet të bësh durim, sepse çdo fatkeqësi e cila të godet, sado e madhe qoftë ajo, e ka edhe fundin e saj.
Argument për këtë se gjendja juaj do ndryshoj është se Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:
??????? ???? ?????????? ???????? ??? ????? ???? ?????????? ???????? ???
“E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)!”. (Kur’an: El Inshirah: 5-6).
Allahu është më i Dituri !

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani

(Visited 20 times, 1 visits today)
Top