Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Priten tërmete të forta, por jo katastrofike

Priten tërmete të forta, por jo katastrofike

Më datë 16, 17, 18, 19, territori i Kosovës është goditur nga tërmete me fuqi 3.9 dhe 4.8 shkallë të Rihterit të cilat janë përcjell me para dhe pasgoditje.

termete te forta

Territori i Kosovës në aspektin sizmotektonik përfaqëson një terren aktiv, në të cilin mund të priten tërmete te forta, por jo katastrofike, të cilat janë me karakter autokton.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Kosova Info, drejtori i Sizmologjisë së Kosovës, Shemsi Mustafa. Duke folur për tërmetet e fundit të cilat e kanë goditur vendin, ai ka thënë se vendi ynë është goditur disa herë me tërmete të fuqisë mbi mesatare.

Në Kosovë brenda 48 orëve pati dy tërmete të një intensiteti të ulët, pa pasoja për jetët e njerëzve dhe pa dëme materiale.

Sipas Mustafës, më datë 16, 17, 18, 19, territori i Kosovës është goditur nga tërmete me fuqi 3.9 dhe 4.8 shkallë të Rihterit të cilat janë përcjell me para dhe pasgoditje. Dridhjet e këtyre ditëve, sipas tij, tregojnë se zona përgjatë shkëputjes së Kaçandollit dhe Cecelisë është zonë me aktivitet sizmik apo zonë aktive me ngjarje sizmike.