Quarta-feira’, 22/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Presidentja shtron iftar për Bashkësinë Islame

Presidentja shtron iftar për Bashkësinë Islame

presidentja

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sonte ka shtruar një iftarë për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës, në shenjë respekti për besimtarët islam, të cilët po agjërojnë muajin e tyre të shenjtë të Ramazanit.

“Sonte shtrova iftar për udhëheqësit e BIK, duke nderuar besimtarët islam që nëpërmjet agjërimit e dëshmojnë besimin”, ka njoftuar presidentja, përmes rrjetit social Twitter, transmeton reporteri.

Me këtë rast të pranishëm përveç udhëheqësve të Bashkësisë Islame, ishin edhe ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe ambasador të akredituar në Kosovë, njofton presidenca. /tribuna/