Terça-feira, 21/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pranohet lutja për shkak të salavatit



Pranohet lutja për shkak të salavatit

Dijetari i mirënjohur ibnul Kajjim el Xhevziu në librin e tij të lartëcituar, kushtuar rëndësisë së salavateve përmend disa nga dobitë e dërgimit të salavateve siç janë:

* dërgimi i salavateve është praktikim i urdhërit të All-llahut;
* pajtim me All-llahun dhe melaiket në bashkimin në dërgimin e salavateteve; * fitohen dhjetë mirësi; i fshihen dhjetë gjynahe;
* pranohet lutja për shkak të salavatit;
* All-llahu ia heq brengën besimtarit;
* shkak i përfundimit të mirë të gjërave;
* salavati zëvendëson sadakën;
* pastrim nga përgojimi;
* salavati të kujton atë që nuk të bie ndërmend;
* fshin gjynahet;
* salavati para vdekjes do ta përgëzon me xhenet;
* largon varfërinë;
* salavati të shtyn në rrugën e Xhenetit ndersa ai që e le e shtyn në rrugën e xhehenemit;
* salavati na largon nga tubimet e këqija ku nuk përmendet All-llahu dhe i Dërguari Muhammedi a.s.;
* plotëson lutjen që fillon me falënderim ndaj All-llahut;
* ndriçon Urën e Siratit; salavati tërheq njeriun nga vetmia;
* siguron të përkujtuarit e mirë të njerëzve për atë që thotë shume salavateve;
* sjell begati dhe bekime;
* salavati sjell meshirë dhe falje nga All-llahu;
* ndihmon në shtimin e dashurisë ndaj Pejgamberit;
* Pejgamberi i do ata që i dërgojnë salavate;
* është shkak i udhëzimit dhe gjallërisë së zemrave;
* salavatet bëjnë që emri i personit që dërgon salavat t’i paraqitet Pejgamberit a.s. me anën e salavatit;
* forcohen këmbët në Urën e Siratit;
* salavati është mënyrë e të dalurit hakut Muhamedit a.s. dhe mirënjohje ndaj tij;
* është formë e dhikrit të falenderimit të All-llahut si dhe është një forme lutje.





(Visited 21 times, 1 visits today)




Top