Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Pranga për profesorin që kërkoi ryshfet

Pranga për profesorin që kërkoi ryshfet

pranga

Policia e Kosovës sot rreth orës 10:30, në rajonin e Prizrenit ka arrestuar personin e dyshuar R. R., i lindur me 1952, profesor në një gjimnaz në Prizren, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar nga Policia e Kosovës është zënë në flagrancë duke marrë ryshfet 250 €, për regjistrimin në shkollë të mesme të një nxënësi.

“Hetimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në bashkëpunim dhe nën autorizimin e prokurorit të shtetit, duke vepruar në bazë të urdhëresës së gjykatës për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Me autorizim të prokurorit përkatës, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. /Indeksonline/