Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Porosia e një babai në agoninë e vdekjes

Porosia e një babai në agoninë e vdekjes

Iu sjellim tani, të nderuar ndjekës, fragmente nga porosia e një babai të dhembshur, i cili i është drejtuar djalit të tij në shtratin e vdekjes. Kjo është porosia e Abdullah bin Shedadit bin Hadit. Atëkohë thirri të birin, Muhamedin, dhe i tha: ”O biri im, po e shoh se vdekje më është afruar dhe shoh se ajo që ka ikur nuk kthehet më e ata që kanë mbetur kanë për të ikur. Porosinë që do të të jap ta ruash si gjënë më të shtrenjtë: të jesh i devotshëm ndaj Allahut. E para çështje për të cilën të shqetësohesh të jetë falënderimi i Allahut dhe qëllimi i pastër, hapur e fshehur, sepse falënderuesit i shtohen mirësitë dhe furnizimi më i mirë është devotshmëria.

Të jesh si shembulli që thotë një poet:
” Lumturi nuk është mbledhja e pasurisë.
Si bleta që mbledh mjaltin lule më lule,
mblidh mirësitë e kësaj bote.
Lumturia do të vijë si dielli në agim.
Devotshmërin adaj Allahut
është më i miri furnizim.
Tek Allahu, më i devotshmi më shumë ka
e ajo patjetër do të vijë, afër është…
Ajo, që iku, largështë.”

Pastaj i thotë: ”O bir, mos u kurse ndaj së mirës, sepse koha ikën e vjen dhe ditëve nuk u dihet. Sa dëshirues janë bërë të dëshiruar, sa kërkues janë bërë të kërkuar për atë që ka. Dije se koha është me ngjyra dhe kush do të jetojë shumë kohën, do të shohë poshtërsi. O bir, bëhu bujar me pasurinë aty ku duhet, koprrac me sekretet e tua ndaj tërë krijesave, sepse bujaria më e pëlqyer e njeriut është shpenzimi në të mirë dhe koprracia më e mirë e njeriut është fshehja e sekretit. O bir, nëse një ditë do të jesh i pasur, mos e lër kurrë menaxhimin, sepse fisniku di të ruajë, ndërsa i ulëti mbetet i mjerë. Fisnik është ai që i tillë është nga natyra e tij.

O bir, edhe nëse dëgjon ndonjë fjalë nga ndonjë lakmitar, zëre se nuk e ke dëgjuar, sepse ti, nëse e kalon duke heshtur, turpi i kthehet atij që e ka thënë. Thuhet: ” I urti i mënçur hiqet si i pavëmendshëm.”

O bir, mos u bashko me një ide derisa ta jetosh atë, heto burimet e saj. Nëse arrin të jetosh me të dhe
kënaqesh me përvojën që ka, vëllazëroje që ta largosh nga e keqja e ta ndihmosh në vështirësi.

O bir, nëse do dikë, mos e tepro e nëse urren dikë, mos e tepro. Dëgjoje këtë fjalë: ” Duaje dikë me ngadalë, sepse ndoshta ndonjë ditë mund të jetë armiku yt dhe urreje armikun tënd me ngadalë, ndoshta një ditë mund të jetë i dashuri yt””

Hedba bin Hashram El Adhri ka thënë: ”Të jesh i mençur në urtësi dhe hapi rrugë fjalëndyrit, sepse sa të rrosh do të dëgjosh. Nëse do dikë, duaje me sinqeritet, se t’i s’e di se kur do të vdesësh; dhe nëse urren, bëje me ngadalë, se ti nuk e di se kur mund të tërhiqesh.” “Shoqërohu me njerëz të mirë e të sinqertë, zgjidhe shokun tënd. Ki kujdes se mos shoqërohesh me të këqij, se është turp.”

Kështu, pra, njerëzit e urtë kujdeseshin që në momentet e fundit të jetës të ngulisnin vlerat në shpirtrat e fëmijëve të tyre dhe vështirësitë e agonisë së vdekjes nuk i pengonin që t’u linin porosi fëmijëve për vlerat dhe virtytet më të mira, që këta fëmijë të jenë pasardhës të mirë të paraardhësve të mirë.

 

(Visited 28 times, 1 visits today)
Top