Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Abdesi fillon me larjen e duarve, e me anë të tyre pastrohen gjymtyrët e tjera, sepse një fillim i mirë është shëndet, e më pas vazhdon me larjen e gojës duke bërë dhe gargarë. Dihet se goja përmban të gjithë faktorët ndihmues dhe të përshtatshëm që ndikojnë në zhvillimin e mikrobeve të ndryshme e […]
Abdesi fillon me larjen e duarve, e me anë të tyre pastrohen gjymtyrët e tjera, sepse një fillim i mirë është shëndet, e më pas vazhdon me larjen e gojës duke bërë dhe gargarë. Dihet se goja përmban të gjithë faktorët ndihmues dhe të përshtatshëm që ndikojnë në zhvillimin e mikrobeve të ndryshme e […]
Por çfarë thotë mjekësia për abdesin?

Abdesi fillon me larjen e duarve, e me anë të tyre pastrohen gjymtyrët e tjera, sepse një fillim i mirë është shëndet, e më pas vazhdon me larjen e gojës duke bërë dhe gargarë.
Dihet se goja përmban të gjithë faktorët ndihmues dhe të përshtatshëm që ndikojnë në zhvillimin e mikrobeve të ndryshme e kjo, sepse ajo është gjithmonë e lagësht, dhe me një nxehtësi të përshtatshme për t’u zhvilluar mikrobet nga mbeturinat që kanë mbetur gjatë të ngrënit. E për rrjedhojë kemi shfaqjen e erës së keqe në gojë, si rezultat i fermentimit të ushqimit në të. Dhe është gargara ajo, që kur bëhet me ujë të pastër i pastron mbetjet e ushqimit, për vetë faktin se uji për nga përbërja e tij kimike, nuk lejon zhvillimin e mikrobeve, e kur ne e përdorim atë shpesh sidomos si gargarë, luan një rol mjaft pozitiv në pastërtinë e gojës, ndërsa vetë gargara forcon muskujt e fytyrës, e të nofullës në veçanti.
Një grup studiuesish nga fakulteti i Mjekësisë të Universitetit të Aleksandrisë, në Egjipt, u morën me një kërkim shkencor për të zbuluar lidhjen e abdesit me shkencën nga ana shëndetësore. Ata zbuluan se në përgjithësi tek ata që nuk marrin abdes, brendësia e hundës është në ngjyrë të bardhë në gri (si e thinjur), e yndyrshme, e lëmuar, që tërheq për në brendësi lagështirën dhe petësa si zbokth. Ndërsa vrima e hundës është si një ngjitëse me ngjyrë të errët e që lehtëson rënien e qimeve prej saj, ndërsa qimet e hundës janë të ngjitura me njëra-tjetrën, të pluhurosura dhe si me zbokth. Kurse ata që përdorin abdesin, hundën në brendësi e kanë të shkëlqyer dhe të pastër, pa lagështirë e zbokth edhe qimet i kanë të pastra po ashtu.
Ndërsa shfryerja e hundës, përbën një ushtrim shumë të dobishëm për muskujt e frymëmarrjes, nxjerrjen e ajrit të mbetur nga mushkëritë, nga fshikëzat e ajrimit dhe nga laringu, ky ajër gjithashtu përmban edhe dioksid karboni, e pastrimi i mushkërive nga ky ajër, bëhet vetëm me anë të një frymënxjerrjeje të fortë dhe vendin e këtij ajri e zë ajri i pastër. Ky proces bën që gjaku nëpërmjet vënëës të kthehet për tek barkushja e djathtë, si dhe ndikon në lëvizjen e shpejtë të gjakut dhe gjithashtu është edhe një nga shkaqet që pengon formimin e trompozave të gjakut si dhe pastron gëlbazën dhe sekrecionet që gjenden në të. Kështu frymëmarrja kthehet në normalitet, muskujt që ndihmojnë frymëmarrjen bëhen më të fortë e elastikë.
Më pas vjen larja e duarve deri tek bërryli. E këto janë gjymtyrët që përdoren më shumë, si në të ngrënë, të pirë, të takimit dhe të prekjes e të kryerjes së punëve të ndryshme…
Është mjaft e domosdoshme që duart të jenë të pastra. Kur uji prek lëkurën në ato vende, ai ndikon në qarkullimin e gjakut, si dhe nuk lejon kontraktimin e venave të gjakut apo edhe zgjerimin e tyre në bazë të temperaturës së ujit dhe kohës që ai rri në të (gjymtyrë), në kontraktimin e muskujve etj…Por më pas kthehemi përsëri në mbulimin e tyre (gjymtyrëve) me anë të rrobave të prodhuara nga fije sintetike që edhe këto janë të prodhuara nga përbërës si vajra e bojra të ndryshme, gjëra që mund t’i japin lëkurës alergji apo forma të tjera të dëmshme për të. Sepse nga kontakti i tyre (rrobave) me lëkurën e thatë krijohen ngarkesa elektrike e këto shtrihen pastaj në të gjithë sipërfaqen e trupit e më pas ndodh shkëndija elektrike, që shkakton dëme në trupin e njeriut, e shkenca vazhdon të merret me kërkimin e këtij fenomeni dhe është uji ai që e shpëton trupin nga kjo gjë…Jepi mes’h (fshij me dorë) kokës: kjo është baza e tretë tek abdesi. Kjo lëvizje, pra, duke fshirë kokën me duar, ndikon tek muskujt e sipërm të trupit, por ndikimi më i madh bie tek muskujt nga balli tek zverku (qafa) ku hyjnë edhe muskujt sipërfaqësor të kafkës. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë për këtë:“Fërkojeni (fshijeni) me duar kokën vajtje – ardhje, duke filluar nga balli apo nga pjesa e përparme e kokës deri tek qafa, pastaj kthehesh nga qafa për tek pjesa e përparme e kokës“.Ky fërkim dhe kjo lagështirë e lehtë nuk lejon kontraktimin e këtyre muskujve dhe gjithashtu largon edhe dhembjen e kokës që shkaktojnë kontraktimet e saj. Një tjetër dobi e abdesit për njeriun është, se kur ai është i mërzitur apo i hidhëruar, ai duhet ta fërkojë kokën me duar të njoma, pra t’i japë mes’h e jo ta lajë atë plotësisht. Sipas traditës profetike, larja e fytyrës dhe e gjymtyrëve të tjera përsëriten tri herë, ndërsa në rastin e kokës, bëhet vetëm një herë. Dhe kjo sepse dhembja e kokës shkaktohet nga ngjeshja e gjakut në tru dhe ky akumulim çon në presionin e palcës kurrizore e për rrjedhojë shkakton deri në paraliza të ndryshme… Dhe vjen ky fërkim i lehtë i kokës me duar të njoma, duke liruar kontraktimin e muskujve të kafkës dhe qarkullimin normal të gjakut e për rrjedhojë edhe lehtësimin e dhembjes së kokës si nervore apo edhe e zakonshme.
Më tej vijojmë me pastrimin e veshëve (brenda e jashtë), në mënyrë që të largohet papastërtia e mbledhur aty, e cila mund të shkaktojë infeksione të ndryshme.
Abdesi përfundon me larjen e këmbëve deri tek njyjet. Dhe kjo tregon edhe njëherë mbi rëndësinë që Islami i jep pastërtisë. Këmbët janë të predispozuara të kenë më shumë mikrobe, se prekin gjithmonë tokën, apo janë në këpucë, e djersa dhe pluhurat shkaktojnë infeksione të ndryshme të lëkurës, e në mes gishtave në veçanti. Larja e tyre pesë herë në ditë, duke i fërkuar mirë, bën që të evitojë papastërtitë që mblidhen në to. Një tjetër dobi e larjes së këmbëve është sepse vë në lëvizje muskujt e këmbëve, e të kofshës në veçanti, si dhe normalizon qarkullimin e gjakut në vena, forcon kyçet, gjunjët, etj…
E pra, zbulimet mjekësore nuk janë të vetmet që ndikojnë tek një musliman për të marrë vazhdimisht abdesin, por është përkushtimi shpirtëror e zbatimi i fesë që ka një ndikim të madh. Përfitimi më i madh është se për çdo musliman të devotshëm e të sinqertë në këtë devotshëri, por që është edhe me abdes, falen e luten për të meleqtë, deri sa atij t’i prishet ky abdes. Dhe është vetë profeti ynë (a.s.) që thotë:
“Çelësi i Xhennetit është namazi dhe çelësi i namazit është abdesi”, apo në një thënie tjetër ai (a.s.) është shprehur: “Kur muslimani merr abdes, gjatë larjes së fytyrës i largohen bashkë me ujin e abdesit që rrjedh edhe çdo gabim që ka bërë me sy. Gjatë larjes së krahëve, çdo gjynah i vogël i bërë me duar derdhet bashkë me pikat e ujit. Kështu ai e plotëson abdesin e vet i pastruar prej gjynaheve të vogla.”
Kështu, ne gjithmonë duhet të kujtojmë, se abdesi është arma e besimtarit, pastërtia është kushti i imanit dhe se Allahu i Lartësuar i do ata që janë pendues dhe të pastër.
“O ju që keni besuar! Allahu nuk dëshiron t’ju shkaktojë vështirësi, por t’ju bëjë që të jeni të pastër dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij për ju…”
(Kur’an, 5:6)
“Dijeni se Allahu i do edhe ata që pendohen edhe ata që pastrohen…”
(Kur’an, 2:222)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
December 11, 2018 / By M.I 5 shenjat qe tregojn se keni shtatzeni me binjake
December 11, 2018 / By M.I Si mund te shmangni infeksionet urinare dhe largoni eren e keqe ne organin gjenital?
December 11, 2018 / By M.I Njeriu i pare i paditur apo i ditur ?
December 11, 2018 / By M.I Pse ka zbritë surja felek ?Eshtë shumë me rëndësi t’a mësojmë
December 11, 2018 / By M.I A është mirë të dish çdo gjë?
December 11, 2018 / By M.I Tetë pyetje të zakonshme për të cilat përgjigjet Kur’ani
December 11, 2018 / By M.I Mos i ekspozoni fotot e juaja
December 11, 2018 / By M.I Embriologjia,shkenca dhe Kurani
December 11, 2018 / By M.I Një ilaç shumë i thjeshtë për të gjitha problemet e jetës