Terça-feira, 31/3/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Por a e dini se për kë harrojmë që Allahu e do?

Por a e dini se për kë harrojmë që Allahu e do?

Kur mendojmë për njeriun e devotshëm të cilin Allahu e do, ne priremi të mendojmë për personin që ka mjekërr, me një veshje të caktuar, që qëndron shumë gjatë në xhami, vazhdimisht falet, agjëron e lexon Kur’an.

Por a e dini se për kë harrojmë që Allahu e do?

Nënën e cila ia del të zgjohet në namaz të sabahit, edhe pse i ka vetëm një orë gjumë ngaqë fëmija i saj ka qenë zgjuar tërë natën;
Të riun, i cili po e lufton depresionin dhe mundohet të gjejë forcë të kalojë ditën për shkak të besimit që e ka në Allahun;
Gruan, së cilës i duhet të shpejtojë namazin e saj, sepse i vogli i saj po qan;
Gruan e cila e bart mbulesën ashtu siç duhet, pavarësisht presioneve;
Studentin, i cili e ul shikimin në shkollë apo universitet, ngaqë ai është i vetëdijshëm se Allahu e shikon;
Personin që do të agjërojë, mirëpo gjendja shëndetësore nuk e lejon;
Atë që e lë shtëpinë në mëngjes që të fitojë para hallall, e me to ta ushqejë familjen e të kujdeset për fëmijët;
Personin i cili braktis diç që kishte shprehi të bënte, ngaqë ishte gabim dhe i kthehet Allahut me pendim;
Atë që me vështirësi e lexon një faqe të Kur’anit, nuk ka ndonjë zë të mirë, por vazhdon të provojë;
Njerëzit që nuk kanë ditur asgjë për islamin deri vonë, por që tani gjejnë forcën të përulin vetët e tyre dhe të kërkojnë dije.

Devotshmëria vjen në forma të ndryshme.
Nëse je duke e respektuar Allahun në cilëndo formë që mundesh, atëherë ji i kënaqur dhe dije se Allahu të do. E vogla për dikë mund të jetë si ngjitja e një mali të thepisur për dikë tjetër, dhe Allahu e di këtë. Ai s’i lejon lotët, lodhjen, mundin, qëllimet e mira të shkojnë poshtë.

(Visited 54 times, 1 visits today)
Top