Domingo, 17/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Po na helmojnë çdo ditë në shtëpi- Ja si të shpëtojmë nga pluhurat kimik të neveritshme !

Po na helmojnë çdo ditë në shtëpi- Ja si të shpëtojmë nga pluhurat kimik të neveritshme !

Disa probleme serioze shëndetësore janë të lidhura me kimikatet e pluhurit. Këto përfshijnë problemet hormonale, problemet e fertilitetit dhe kancerin.
Një profesor asistent, Dr. Ami Zota, në Universitetin George Washington, tha se cdo dite të gjithë ne, sidomos fëmijët, jemi të ekspozuar ndaj kimikateve të shumëfishta në pluhurin e shtëpisë dhe kjo është e lidhur me probleme serioze shëndetësore.

Kimikatet me fluoritet të lartë vijnë nga qilimat. Ata janë të lidhur me leuçeminë dhe kancerin e trurit. Hulumtuesit thonë se kombinimi i shumë substancave të ndryshme te pluhurit ka një efekt sinergjik dhe është shumë më i rrezikshëm se kimikatet e vetme.

Aromat mund të vijnë jo vetëm nga parfumi, por edhe nga zbutësit e rrobave, produktet e kujdesit personal, sapunet dhe pastruesit e tjerë të familjes. Këto kimikate përfshijnë benzaldehid, aceton, klorid metil dhe kamfore. Ata janë të lidhur me problemet e frymëmarrjes, çrregullimet nervore qendrore dhe dëmtimin e veshkave.

Fenolet lidhen me trurin dhe trupin jonormal, sëmundjet e mëlçisë, marramendje dhe diarre. Ato paraqiten si komponente në produkte të ndryshme si herbicide, ngjitëse, ngjyrues të flokëve dhe antiseptikë.

Këtu janë menyrat për të ulur pluhurin toksik në shtëpinë tuaj:

Pastrues të ajrit. Ata heqin pluhurin dhe grimcat e vogla mikroskopike që mund të jenë shumë të dëmshme.

Vakum i HEPA. Një fshesë me korrent me filtër HEPA mund të filtrojë mbi 99% të grimcave të rrezikshme.

Dritaret e hapura. Thjesht duke hapur një dritare mund të të ndihmojë të heqësh qafe pluhurin e shtëpisë. Ajri i freskët i jashtëm hollon grimcat e pluhurit të mbledhur.

Fshini shpesh sipërfaqet që mbledhin pluhurin me një leckë të lagësht. Gjithmonë lani duart me pas.

Kimikatet mbajini jashte ambjentit ku rrini
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 248 times, 1 visits today)
Top