Sábado, 23/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Plumbi që vrau Kennedy-n u porosit nga CIA

Plumbi që vrau Kennedy-n u porosit nga CIA

aic

Plumbat që kanë qëlluar mbi presidentin amerikan JF Kennedy në vitin 1963 ishin porositur nga CIA. Këtë e ka pohuar studiuesi italian Claudio Accogli në librin e tij “Kennedy duhet të vdesë”.

Sipas Accoglit, se në dokumetet e kohës rreth armës është gjetur se plumabt ishin prodhuhar në një fabrikë amerikane me porosi të agjencisë sekrete të CIA-s. “Glaudio” një lloj pushke e huaj me prezicion të lartë nga distancart, e cila u përdor në atë u quajt vrasja e shekullit.

John Fitzgerald Kennedy u ekzekutua në Dallas më 22 nëntor të 1963-it, dy vjet pasi mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vrasja e tij edhe sot e kësaj dite mbetet një mister. Fillimisht u arrestuar Lee Harvey Oswald, që dyshohej si autori i vrasjes, por në fund në akuzën e ngritur kundër tij, mungonte ajo e vrasjes së Kennedy-t, shkruan Shekulli.

Në vend të kësaj, ai u akuzua për vrasjen e një oficeri policie. Por para se të gjykohej, Jack Ruby e qëlloi atë për vdekje, duke shtuar akoma më shumë misteret rreth vrasjes së presidentit amerikan. Vetë ky i fundit vdiq nga kanceri më 3 janar 1967, para se të dilte në gjyq.

Pasuesi i Kennedy-t, Lyndon Johnson urdhëroi ngritjen e një komisioni hetimor në Kongres për hetimin e vrasjes së tij. Komisioni drejtohej nga Earl Warren. Në përfundim të hetimeve komisioni “Warren” tha se Oswald ishte vrasësi i vetëm i presidentit.

Rezultati i këtij hetimi ngjalli dhe ngjall akoma debate. Pjesa më e madhe e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e një konspiracioni për vrasjen e Kennedy-t dhe se Oswald u përdor si “karrem”. Një sondazh i Fox News në vitin 2004 doli në përfundimin se 66 për qind e amerikanëve thonë se ka patur konspiracion dhe 74 për qind e tyre besojnë se Oswald ishte vetëm zbatuesi. /albeu/