Domingo, 21/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Plani i dhjetëditëshit të Dhul-hixhes



Plani i dhjetëditëshit të Dhul-hixhes

Muslimani duhet të shfrytëzojë në maksimum rastet për të bërë adhurime dhe punë të mira, e sidomos në këto dhjetë ditë të këtij muaji hënor, prej tyre:

1- Pendimi tek Allahu. Allahu ka thënë: ” Dhe të gjithë pendohuni tek Allahu, o besimtarë, me shpresë se do të shpëtoni”. (Nur:31)

2- Largimi nga mëkatet. Ashtu sikurse që punët e mira na ofrojnë tek Allahu, njejtë dhe punët e këqia na largojnë nga Ai dhe mëshira e Tij. Njeriu mund të privohet nga mëshira e Allahut vetëm për një mëkat, andaj nëse shpreson në faljen e Allahut dhe lirimin nga zjarri i xhehenemit, atëherë kujdes nga bërja e mëkateve në këto ditë dhe ditët tjera.

3- Agjërimi i këtyre ditëve dhe kjo hyn nën ombrellën e punëve të mira. Allahu ka thënë: ”Çdo punë e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të…” Poashtu Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të m’i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm” . Transmeton Muslimi. Është sunnet që muslimani të agjërojë nëntë ditët e dhul-hixhes, sepse Muhamedi alejhi selam ka nxitur në punë të mira, ndërsa imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë se është mustehab i fortë agjërimi i këtyre ditëve.

4- Falja e namazit në kohë dhe me xhematë në xhami. Të shtojë këto ditë edhe namazet vullnetare, sepse kjo është nga punët më të mira që na ofrojne tek Allahu. Muhamedi alejhi selam transmeton nga Allahu në një hadith kudsij ku thotë:” Robi im vazhdon të me afrohet me vepra vullnetare (nafile) derisa ta dua”.





5-Dhënia e sadakasë (lëmoshës). Edhe kjo është në mesin e punëve të mira tek Allahu i lartësuar, andaj muslimani duhet te shtoj dozën e sadakasë në këto ditë. Allahu ka thënë: ”O besimtarë shpërndane nje pjesë nga ajo me çka ju furnizojmë Ne, para se të vijë dita kur nuk do të këtë as shitje, as miqësi e as ndërmjetësim”. (Bekare:254)
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Sadakaja nuk pakëson pasurinë”. Muslimi.

6- Bashkimi i bazave të adhurimit në këto dhjetë ditë, si: namazi, agjërimi, sadaka, haxhi etj.

 

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

(Visited 14 times, 1 visits today)




Top