Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Plani dhjetëditorë – 10 ditët e muajit Dhul-Hixhe Me të vërtetë, lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së vetvetes (shpirtrave) tonë dhe prej punëve tona të liga. Atë të cilin Allahu e udhëzon, nuk ka se kush ta humbë, […]
Plani dhjetëditorë – 10 ditët e muajit Dhul-Hixhe Me të vërtetë, lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së vetvetes (shpirtrave) tonë dhe prej punëve tona të liga. Atë të cilin Allahu e udhëzon, nuk ka se kush ta humbë, […]
Plani dhjetëditorë – I (Projekti i Kuranit)

Plani dhjetëditorë – 10 ditët e muajit Dhul-Hixhe
Me të vërtetë, lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së vetvetes (shpirtrave) tonë dhe prej punëve tona të liga. Atë të cilin Allahu e udhëzon, nuk ka se kush ta humbë, dhe atë të cilin Allahu e ka lënë në humbje nuk ka se kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij me sinqeritet deri në Ditën e Gjykimit, dhe Allahu i bekoftë të gjithë ata me shumë bekime.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Ali Imran, 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (Ennisa, 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(Ahzab, 70-71)
Eja me mua të të dhuroj një plan të pasur.
Fillimisht, së bashku me mua përsërit fjalën e të dashurit tënd, Muhamedit salallahu alejhi ve selem: “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika si dhe nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e njerëzve!” (Shënon Buhariu)
A nuk erdhi koha të largohesh nga brengat dhe hidhërimet e dynjasë?!
A nuk ka ardhur momenti ta largosh nga trupi paaftësinë dhe dembelinë?!
A nuk erdhi koha ta pastrosh zemrën nga koprracia dhe frika?!
A nuk ka ardhur koha ta paguash borxhin dhe ta kryesh hakun tënd ndaj Allahut, i Cili të ka dhuruar dhunti dhe të mira të panumërta?!
Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen?” (Hadid: 16)
“Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!” (Hadidë: 17)
Vlera e dhjetëditëshit të Dhul-hixhes
Vërtet ju dua për hir të Allahut të Lartësuar dhe e lus Allahun të na mbledhë me këtë dashuri nën hijen e Arshit të Tij, pasi nuk ekziston hije tjetër pos saj!
Allahu im, bëji veprat tona të gjitha të mira, bëji ato të sinqerta vetëm për Ty!
Mëso se Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur kohën. Pjesa më e dashur për Allahun janë muajt e shenjtë, ndërsa prej muajve të shenjtë më i dashuri është Dhul-hixheja, kurse prej këtij muaji më të dashura janë dhjetë ditët e para të tij.
Ky dhjetëditësh nuk është si një dhjetëshe e zakontë, por përfshin dhe përmbledh në vetvete dhjetë merita dhe cilësi të larta.
E para: Allahu i Lartësuar betohet për dhjetëshen e këtij muaji dhe thotë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul-hixhe)! Betohem për çiftin dhe tekun dhe për natën kur largohet! A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!”(Fexhër, 1-5)
E dyta: Këto ditë i ka quajtur “ditët e caktuara” duke thënë: “…dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara.” (Haxh: 28)
E treta: Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, dëshmoi për to se janë ditët më me vlerë të dynjasë. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: “Ditët më të vlefshme të dynjasë janë dhjetë ditët (e Dhul-hixhes).” (Sahihul-xhami”, Albani e vlerëson të saktë)
Gjithashtu, Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).” (Shënon Ahmedi)
E katërta: Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, porosit për veprime të hairit në këto ditë.
E pesta: Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, urdhëroi që në këto ditë të madhërohet Allahu dhe të falënderohet.
E gjashta: Në këto ditë gjendet dita e tervijes.
E shtata: Gjatë këtyre ditëve është edhe dita e Arafatit, agjërimi i së cilës fshin gjynahet e dy viteve.
E teta: Të mirat e këtyre ditëve shumëfishohen. Disa prej selefit kanë thënë: “Nuk ka ditë më të dashura për Allahun sesa adhurimi (ibadeti) për Të gjatë këtyre dhjetë ditëve të Dhul-hixhes, kur çdo ditë është e barabartë me një vit agjërim, falja për çdo natë e namazit të natës është si namazi në Natën e Kadrit.”
Ibni Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur më të, ka thënë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më e dashur për Allahun sesa këto dhjetë ditë, prandaj shpeshtoni sa më shumë “La ilahe il-lAllah”, “Allahu ekber” dhe “El-hamdu lil-lah”. Një ditë agjërimi në këto dhjetë ditë është e barabartë me një vit agjërim dhe veprat në këto ditë shumëfishohen deri në shtatëqind fish.”
Enes bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Për dhjetëshen e Dhul-hixhes është thënë se çdo ditë ka vlerën e një mijë ditëve, dita e Arafatit të dhjetë mijë ditëve.” (Shënon Bejhekiu, Asfahaniu, Mundhiriu dhe thotë se isnadi i Bejhekiut bën.)
Imam Evzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më ka ardhur lajmi se puna në njërën prej dhjetë ditëve është si vlera e luftës në rrugën e Allahut, kur agjërimi bëhet ditën e roja natën.”
Hasan el-Basriu ka thënë: “Agjërimi i një dite nga kjo dhjetëshe barazohet me dy muaj.”
E nënta: Në këtë dhjetëshe është haxhi.
E dhjeta: Është dita e Bajramit, ndër ditët më me vlerë. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit e pastaj dita që vjen pas saj.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)
Kujdes, sepse pa dyshim që këto dhjetë ditë janë një mundësi e madhe në jetën tënde, një faqe e re në raportin tënd me Allahun. Këto janë ditët më të mira të Allahut.
Mendo që këto ditë janë më të vlefshme se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur për Allahun sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del dikush vet dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Shënon Buhariu)
Shikoni se si shprehën habi sahabët, saqë thanë: “As xhihadi?” Sepse xhihadi është shkalla më e lartë e Islamit.
Shiko se si kjo dhjetëshe ka arritur shkallën më të lartë. Dobia tjetër që të njeh me një vlerë tjetër të kësaj dhjetëshe është fjala e Allahut të Lartësuar:
“Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh.” (Araf, 142)
Disa studiues të tefsirit kanë thënë se “dhjetë të tjera” janë dhjetëshja e Dhul-hixhes.
Shiko se si Allahu i dhuroi mirësi Musait alejhis selam dhe të dërguarit tonë, Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve selem, duke i shpallur atij se pas tridhjetë netëve u desh të plotësohen edhe dhjetë ditë të Dhul-hixhes.
Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka vepër që gjatë ditëve të vitit është më e mirë sesa në dhjetëshen e Dhul-hixhes.”
Allahu i Lartësuar e nderoi Muhamedin salallahu alejhi ve selem dhe umetin e tij duke u dhënë çdo vit nga tridhjetë net të bekuara, që janë ato të Ramazanit. Këtë vlerë shtesë e plotësoi edhe me dhjetë ditët e Dhul-hixhes.
Pa dyshim që ky është një rast i volitshëm për të filluar një faqe të re me Allahun e Lartësuar, shans për të fituar sevape të pakufishme. Është shansi për të fituar të mira që janë më të vlefshme se të shpenzuarit e pasurisë, jetës dhe shpirtit në xhihad.
Ky është shansi për ripërtëritjen dhe rimbushjen e zemrës tënde.
Ibni Rexhepi thotë: “Çdo njeri nuk e ka mundësinë e vizitës së Qabes çdo vit, ndërsa haxhi është detyrim një herë në jetë për atë që ka mundësi. Kështu që këtë dhjetëshe e ka bërë që të jenë pjesëmarrës, pra të jenë të njëjtë si pjesëmarrësit në haxh ashtu edhe jopjesëmarrësit. Kush nuk mund të shkojë në haxh këtë vit, i vlerësohet vepra e tij në shtëpi këto dhjetë ditë si më të vlefshme se xhihadi, që është më i vlefshëm se haxhi.”
Ditët e para të Dhul-hixhes janë ditët për të cilat Allahu i Lartësuar betohet. Betimi fillon me agimin duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët”, që këto ditë të jenë agim i ri në jetën tënde.
Atëherë, pas gjithë kësaj që u tha, patjetër që duhet të kesh një plan të qartë dhe të menduar mirë, që në fund të dhjetë ditëve të jesh fitues. Largoje përtesën dhe dembelinë dhe cakto qëllimin tënd. Atëherë projektet në vijim të jenë jo vetëm propozim, por detyrim. Realizoji të gjitha, të paktën një herë në jetë.
1. Projekti i Kuranit
Allahu i Lartësuar thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Israë: 82)
Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut ka një shpërblim, kurse çdo shpërblim dhjetëfishohet. Nuk them se ‘eliflammimi’ është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)
Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Përkujtoje Allahun, lexoje Kuranin që është shpirti juaj në qiell, dhe përkujtimi i juaji në tokë.” (Shënon Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)
Patjetër bëje të paktën një hatme Kurani gjatë këtyre dhjetë ditëve dhe gjatë leximit të Kuranit zbriti ajetet e tij në zemër si shërim. Kërko shërimin e zemrës tënde në Kuran. Analizo çdo ajet, mendo për çdo fjalë e çdo germë.
Është pyetur Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, si ishin shokët e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, kur e dëgjonin Kuranin? Ajo tha: “Sytë e tyre lotonin dhe lëkurat u dridheshin.” Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka shpallur fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.” (Zumer: 23)
Për ta bërë hatme Kuranin gjatë dhjetë ditëve lexo nga tre xhuze çdo ditë.
Po të jesh gati, të përgëzoj.
Tre xhuze, duke i llogaritur me nga dhjetë sevape (shpërblime), bëjnë gjysmë milioni shpërblime.
Urdhëro dhe shpejto. Gjysmë milioni të mira, fitim i pastër ditor vetëm prej Kuranit.
Pastaj surpriza tjetër: gjatë këtyre ditëve të bekuara të mirat shumëfishohen, kështu që një milion bëhet miliona.
Kurani të ofron miliona shpërblime, prandaj le të fillojmë t’i marrim.
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
Autor: Muhamed Husejn Jakub
Shkëputur nga libri “Plani 10 ditorë”
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE