Sexta-feira, 15/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PLAKU I VARFËR!? (Histori e vërtetë)

PLAKU I VARFËR!? (Histori e vërtetë)

(Historievërtetë)

Imam Taberiu e ka transmetuar historinë pasi e ka takuar vetë këtë plak.

Ishte 86 vjeç, Zoti i kish dhënë tre vajza e asnjë djalë. Kishte gruan në shtëpi dhe nënën e saj. Fukarallëku e kish lodhurtej mase. Kërkonte punë i ziu por kush e merrte një 86 vjeçar në punë? Ishte Ramazan, tëgjithë rendin të blinin ushqimet e iftarit. Veç i mjeri plak nuk mund të blinte asgjë..

Nuk qante aspak urinë e vetes, as pse i thahej goja për ujë e barku kish tre ditë pa futur
gjë në gojë. Ai vuante më tepër urinë e vajzave të tij dhe dy plakave të mjera. Tre ditë ato kishin çelur iftar vetem me ujë..

Sot gruaja i kish thënë: Dil more burrë, dil na bëj hall ndonjë ushqim se mbaruam. I
shkreti nuk lypte. Ishte fisnik, vuante e dorën se shtrinte.

Kalonte nga furra e bukës, nuhaste erën e pogaçeve të pjekura e ngopej.. Por vazhdonte rrugën e zemra i qante për njerëzit që kish lënë në shtëpi.

Ashtu i dëshpëruar u ul diku në një cep rruge. Nuk kish mëfuqi. Mosha dhe uria bënin të
tyren. Agjërimi bënte të vetën.
Mbuloi kokën mefuar dhe nisi të qajë për fatin e tij. I thoshte Zotit: Ma merr jetën o Zot,
eçmëduhet mua kjo dynja. Më merr pranëTeje. Aty do jem i qetë pa halle. Fëmijët e mi
dhe familjenta lej ty Amanet.

Kur më o Zot kur do të më rehatosh. Më mirë mbuluar me dhe të zi se të kthehem prapa në shtepi. Çfarë tu çoj atyre të hanë. A nuk i sheh si janë rreckosur e tretur?
Nuk i bënin këmbët të kthehej. Ulur në pluhur ai vetëm qante fatin e tij..

Duke lëvizur këmbët në pluhur, diçka i prekën.. E luajti disa herë derisa doli në pah një
litar. Nga kurioziteti e terhoqi. Kur çtë shihte, litari mbante lidhurgrykën e njëqeseje me
monedha. U drejtua menjëherë dhe nxitimthi e mori në duar. E tundi dhe dëgjoi
tingëllimën e një grumbulli verdhushkash. E hapi pak dhe pa se kishte monedha floriri. E rrëmbeu nëgji menjëherë dheforcat i erdhën sikurta kish zënë gjarpri.

E hapi prapë, u sigurua që ishte në realitetdhe joëndërr..
U ngrit dhe menjëherë shkoi në shtëpi. Rrugës mendoi: Këto nukjanë të miat. Ndonjë
hallexhi ka humbur të gjithë pasurinë. Gjithsesi nukjanë të miatf mendoi.

Andaj vendosi ti fshihtediku në tokën e oborrite të mos ia tregonte familjarëve. Kishte
hall se ato do ta tundonin që ti merrte qofte edhe pak prej tyre. Në fakt në rast nevoje,
Zoti ka lejuartë hahetedhe mishi i derrit e jo më këto para ose një pjesë e tyre.

Pasi i numeroi, i dolën 1000 monedha florirLMe paratë tona, jo më pak se 100 mije euro. Uria bënte të vetën. Por agjërimi i tij ishte më i fortë. Jo, tha nuk bëhet. Do kërkoj të Zotin.

Kur u fut nëXhami me të tjerët dëgjoi një burrë që thërriste gati dukeqarë: O vëllezër
kush e ka gjetur një qese me 1000 flori brenda? Pasi thirri disa herë, më në fund plaku u ngrit dhe i tha: Do ishte mirë që personit që ti ka gjetur ti jepje 10 % si dhurate. Edhe atij i bëje nder por edhe ti merrje 900 monedha floriri.
-Atij qe mi gjen, tha i zoti i parave, shpërblimi i qoftë prej Zotit. Unë asgjë di jap.

Plaku heshti dhe u kthye për në shtëpi.
(Taberiu, atë kohë ishte 20 vjeç dhe akoma nuk njihej për dijetar. Ai tregon se e ndoqi
plakun deri në shtëpinë e vet për të vërtetuar dyshimin e tij se ky ishte personi që i kish
gjetur. Ai tregon se plaku jetonte në një kasolle të rrënuar diku në një nga lagjete
qytetit)

Edhe të nesërmen ndodhi e njëjta gje. Dhe plaku i tha të zotittë parave: Po të paktën 1
dinar ti jepje nukdo ish keq. (I shkreti kishte në mendje ti blente shumë ushqime
familjarëve tëtij. Të paktën ti ngopte një herë me bukë dhe pastaj le të vdiste). -Asgjë,
tha tjetri.

Shpërblimin veçtekZoti leta ketë. Ne ditën e tretë plaku vendosi. Do tia jap tha. Zoti i di hallete mia. Ai do të me shpërbleje. Mos këtu, Në Xhenet.
E mori të huajin me vete drejt shtëpisë së tij. U fut brenda, (dhe

Taberiu si çapkën kurioz kish kërkuar leje të hynte me ta dhe ata e pranuan si dëshmitar) një mijë monedha floriri kokër më kokërr as më pak as më shumë.
I huaji mori paratë e tij dhe u tha:Allahu ua shpërbleftë, dhe iku..
(U çuditëm shumë me sjelljen e këtij harbuti, tregon Taberiu. Ai e pa gjendjen e kësaj
familje dhe nuk la asgjë për ta.)

Të gjithë mbetën të shtangur. Plaku gruaja fëmijët e rreckosur që kurrë në jetë nuk
kishin parë flori me sy të lirë. Gruas i rrodhën lotë nga sytë.
-Po tani? Ai shkoi.Tha gruaja me dorë në faqe..
Plaku duke zier përbrenda ia preu shkurt: Kemi Zotin, tha.
Futuni brenda tani, u dha urdhër..

Nuk kaloi shumë dhe burri i florinjve u kthye. Taberiu vazhdonte te rrinte i mpirë nga ajo
që shihte dhe që nuk mendoi se do të ndodhte kështu.

Burri u kthye dhe i tha plakut: Këto para janë Amaneti i babait tim per mua. Më la 3 mijë
dinarë floriri dhe me tha: Dy mijë mbaji për vete dhe një mijë do tia japësh njeriut më të
varfër që do të gjesh. Të gjitha siç janë. Do tia ndryshosh jetën.

Ky ishte amaneti i babait tim, tha burri. Pastaj vazhdoi: Kërkova ne qytet për njeriun më
të varfër. Por si ty nuk gjeta askënd.

KËTO NJË MIJË DINARË JANË PËR TY. I KE DHURATË NGA BABAI IM.

Imam EtTaberi..
Tregoi: Tarik Suvveidan
Përshtati në shqip: EduartThartori
(Ps: Gjendet si dorëshkrim nën titullin në Bibliotekën Egjiptiane me nr: 1558)
(mare nga EduartThartori.)

(Visited 84 times, 1 visits today)
Top