Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pjeshka e dobishme për bukurinë



Pjeshka e dobishme për bukurinë

Pjeshka është frut që përmban shumë substanca që ju rinojnë, ju japin shëndet dhe ju zbukurojnë, thotë Hademar Bankhofer.

Sipas Banhoferit, pjeshka është shumë e dobishme për lëkurën, sepse e bën të butë dhe të lëmuar si vetë ky frut. Ai thotë se nuk nevojiten preparate të shtrenjta kozmetike që kanë si bazë pjeshkën, sepse të njëjtin efekt do ta arrini nëse hani nga një pjeshkë për ditë.

Lëkura e pjeshkës ka përmbajtje të madhe karotine, kurse para së gjithash pigmentin bimor ksantofil. Ky pigment i mbron qelizat tona prej plakjes së parakohshme. Përveç kësaj, acidi nuklein i pjeshkës ndikon që lëkura të mbetet e re dhe e lëmuar.





Meqenëse përmban shumë magnez, vitaminë B3, selen dhe zink, pjeshka ndikon edhe në përmirësimin e humorit. Ajo ndikon edhe kundër stresit. Bankhofer këshillon që njerëzit me obligime të shumta të hanë pjeshkë, sepse ajo e përforcon zemrën dhe qarkullimin e gjakut, kurs ka edhe ndikim diuretik.

(Visited 18 times, 1 visits today)




Top