Domingo, 26/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pjesët kryesore të trurit



Pjesët kryesore të trurit

Pjesët kryesore të trurit janë: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e trurit është korja e trurit ose korteksi.Në zhvillimin e sistemit nervor korja e trurit zhvillohet më së voni. Ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2 m2 dhe përmban rreth 14 miliardë qeliza. Truri i madh ndahet në dy gjysma: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e kontrollon pjesën e kundërt të trupit.Kërkimet më të reja shkencore hedhin dritë më shumë në aktivitetin e këtyre dy gjysmave të trurit. Kështu, pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetin shkencor, matematikën, logjikën, analizën, etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetin artistik, fantazinë, ngjyrat, ritmin, etj.

Njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Por, në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, atëherë aftësia e njeriut shumëfishohet deri në gjenialitet.





(Visited 47 times, 1 visits today)




Top