Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PIRJA E UJIT ZEMZEM DHE PËRDORIMI I TIJ PËR SHËRIM



PIRJA E UJIT ZEMZEM DHE PËRDORIMI I TIJ PËR SHËRIM

PIRJA E UJIT ZEMZEM DHE PËRDORIMI I TIJ PËR SHËRIM”

Ke ujë zemzem me vete? Atëherë pi sa të kesh! – Është i bekuar, të ushqen dhe është shërim për sëmundjen.

Është transmetuar nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me ujin zemzem ka thënë: “Është i bekuar dhe pije që të ushqen.” Tajalisi shton: “Dhe shërim për sëmundjen.” [Muslimi, 6359]

Frymëzuar nga tradita të tilla të Pejgamberit, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, muslimanët e hershëm e kishin zakon të bënin dua kur pinin ujë zemzem; një prej duave më gjithëpërfshirëse dhe më koncize është kjo dua, e cila i atribuohet shokut të Pejgamberit, Ibën Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të):

Allahumme inni es’eluke ‘ilmen nafi‘an ve ‘amelen mutekabbelen ve rizkan vasi‘an ve shifa‘an min kul-li da‘in – O Allah, të lutem më jep dituri të dobishme, vepra të pranuara, furnizim të bollshëm dhe shërim nga çdo sëmundje.

Ja disa hadithe per ujin Zam- Zam





Thote Ibnul Kajim :
” Kalova disa kohe ne Meke , u semura e nuk gjeja doktor dhe as ilaç per tu kuruar . Fillova te kurohesha duke kenduar fatihane ne ujin e zemzemit disa here dhe e pija . Gjeta prej kesaj sherim te plote . Aq sa ne shumicene rasteve kur semuresha mbeshtetesha vetem tek kjo menyre dhe me bente shume dobi .
[Shih Zad El Mead 4/162 .]

Thote profeti salallahu aleji ue selem :
”Zemzemi eshte ushqim dhe sherim . Transmeton Ibn Ebi Shejbeh dhe Tajalisi .” [Hadithi eshte I sakte] .

Gjithashtu ka thene per ujin e zemzemit :
”Zemzemi vlen per ate qellim qe pihet . Transmeton Ahmedi dhe Ibnu Maxheh .” [Hadithi eshte I sakte]

(Visited 189 times, 1 visits today)




Top