Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Piper të zi për të kontrolluar peshën!



Piper të zi për të kontrolluar peshën!

Të gjithë ankohemi shpesh për shtimin në peshë. Mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe siç e dimë ka një numër mënyrash për ta arritur. Por një studim shkencor ka vërejtur se një përbërës në kuzhinë, për të cilin mund të mos na shkojë mendja mund të ndihmojë së shumti për një metabolizëm të shëndetshëm: bëhet fjalë për piperin e zi.

Botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, studimi minimizohet në studimin e piperinës, një përbërës i piperit të zi që i jep edhe përbërjen djegëse. Piperi i zi është përdorur prej shekujsh në mjekësinë alternative të Lindjes, veçanërisht për shëndetin tretës. Kjo erëz njihet si mbështetëse e shëndetshme për metabolizmin e atyre që janë mbi peshë, por askush nuk e dinte pse, deri në studimin në fjalë.

Trupat tonë mbështeten te glukoza për energji, megjithatë glukoza e tepërt shndërrohet shpesh në yndyrë dhe janë një numër gjenesh që kontrollojnë këtë proces.

Kërkimet kanë gjetur se piperina në piperin e zi redukton shprehjen e këtyre gjeneve: me fjalë të tjera, qetëson gjene të caktuara që promovojnë dhjamin, duke i parandaluar që të kthejnë glukozën në yndyrë.

Për më tepër, piperi i zi aktivizon proceset biologjike që nxisin trupin të metabolizojë yndyrë me më shumë eficencë.

Ky zbulim është shumë emocionues në fushën e kërkimit shkencor të epigjenetikës. Epigjenetika është një degë e shkencës që eksploron gjuhën e ADN-së – në mënyrë specifike, se si gjenet tona veprojnë në përgjigje të ndikimeve të jashtme.





Avancimet në këtë fushë tregojnë se si faktorë të ndryshëm, si: dieta, mënyra e jetesës, gjendja mendore, mjedisi dhe edhe të tjera flasin me gjenet tona, duke ndryshuar sjelljen e tyre për të mirë apo për keq.

Është edhe më interesante, se studimet tregojnë se disa ndryshime në shprehjen e gjeneve mund të ndodhin menjëherë, si me një çelës që hapet ose mbyllet.

Me fjalë të tjera, ne nuk jemi të lidhur me zinxhirë me fatin tonë gjenetik siç e kemi menduar./shije.al

(Visited 3 times, 1 visits today)