Quinta-feira, 12/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pini ujë të ngrohtë me kripë për shtatë ditë, rezultatet do t’ju çudisin!

Pini ujë të ngrohtë me kripë për shtatë ditë, rezultatet do t’ju çudisin!

Ndoshta asnjëri nuk e kishte menduar që do të përmirësonin ndjeshëm shëndetin e përgjithshëm të trupit nëse do të pinte ujë të ngrohtë me kripë në mëngjes. Hulumtimet kanë treguar se kjo metodë mund të japë rezultate shumë të mira për detoksifikimin e trupit dhe për mirëqënien e përgjithshme. Kjo mënyrë do të forcojë kockat, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përshpejton metabolizmin, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në reduktimin e venave dhe variceve. Rëndësia e hidratimit tashmë është e njohur, vlen të përmenden edhe përmbajtja e pasur e mineraleve në një filxhan të kësaj pije që mund të quhet medicinale. Trupi e absorbon ujin dhe kripën në mënyrë të mirë dhe të shpejtë sepse të dyja janë substanca natyrore. Jonet pozitive të trupit dhe jonet negative të ujit lidhen me njëra-tjetrën. Merrni një gotë ujë të vakët dhe tretni në të një majë luge kripë (varet nga preferenca e çdo kujt) dhe konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll për 7 ditë. Ja përfitimet që do të keni:

Është një burim i pasur mineralesh:kur uji është pak i kripur ai është i pasur me minerale. Mineralet janë baza e një ushqyerje të shëndetshme.

Detoksifikon trupin: kjo pije është antibakteriale dhe nëse e konsumoni rregullisht për një javë, ju do të pastroni trupin nga bakteret dhe toksinat.

Përmirëson shëndetin e kockave: uji me kripë rezulton i suksesshëm në trajtimin e osteoporozës dhe problemeve të tjera që mund të lidhen me shëndetin e kockave.

Hidraton: ky ujë është një alternativë e mirë dhe ndryshe që shërben në hidratimin e trupit.

Trajton pagjumësinë: mineralet e gjendura në ujin me kripë mund të shërbejnë për të qetësuar sistemin nervor sepse këto minerale gjenden me shumicë në ujë dhe kripë.

Ndihmon në tretje: uji i kripur është një zgjidhje për traktin tretës sepse enzimat që gjenden në të e përmirësojnë këtë proces.

Kujdes! Ju lutemi, nëse keni probleme me stomakun apo probleme të tjera që lidhen me mos absorbimin e kripës në trup, mos e përdorni këtë metodë!

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyfoodteam 

(Visited 1,065 times, 1 visits today)
Top