Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pikat e bardha në buzë, ja shkaqet dhe simptomat!

Pikat e bardha në buzë, ja shkaqet dhe simptomat!

Pikat e bardha, të verdha, apo gungat e vogla që mund të shfaqen në buzë dhe në organiet gjenitale, paraqiten vetëm nën lëkurë, janë krejtësisht të padëmshme, nuk janë ngjitëse dhe mund të shkojnë në madhësi nga 1 mm deri 3 mm. Megjithatë, të paturit e një shume të madhe prej këtyre pikave rreth buzëve ose rreth organeve gjenitale mund ta bëjë një person të mos ndjehet rehat me veten. Prandaj, shumë njerëz kërkojnë mënyra të ndryshme për t’i eliminuar këto pika.

Ende nuk dihet se çfarë i shkakton këto pika të bardha, por dihet se rreth 90% e të rriturve kanë nga këto pika të padëmshme dhe janë të zakonshme tek të dy, meshkujt dhe femrat. Dr. Angelica Giron thotë se ato mund të jenë të pranishme që në lindje dhe të bëhen të dukshme pas pubertetit.

Disa mjekë alternativë sugjerojnë përdorimin e vajit të kokosit, vaj jojoba, bollgur, aloe vera, shafran i Indisë dhe uthull molle për eliminimin e këtyre pikave. Gjithashtu ka shumë studime që tregojnë se këto produkte janë shumë efektive në trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës.

Burimi: healthyandnaturalworld /shendeti.com.al

(Visited 84 times, 1 visits today)
Top