Sexta-feira, 15/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pesë synimet e fesë së Zotit janë

Pesë synimet e fesë së Zotit janë

Zerkeshiu – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Pesë synimet e sheriatit janë përmendur të gjitha në një ajet: “O Pejgamber, kur të të vijnë besimtaret për të të dhënë besën se nuk do të bëjnë idhujtari ndaj Allahut, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do të vrasin fëmijët e tyre dhe nuk do të shpifin ndonjë gjë të sajuar nga ato vet (në lidhje me atësinë e fëmijës), dhe se nuk do të të kundërshtojnë kur t’i urdhërosh për ndonjë vepër të mirë, atëherë pranoje besën e tyre dhe kërkoji Allahut falje për to, me të vërtetë Allahu është Falës, i Mëshirshëm.” (Mumtehaneh: 12).

Pesë synimet e fesë së Zotit janë:
1. Ruajtja e fesë. “ nuk do të bëjnë idhujtari ndaj Allahut”
2. Ruajtja e pasurisë. “ nuk do të vjedhin”.
3. Ruajtja e shpirtit. “ nuk do të vrasin fëmijët e tyre”.
4. Ruajtja e nderit. “nuk do të bëjnë imoralitet”
5. Ruajtja e mendjes. Sepse ai që i ruan të gjitha këto mendja e tij është e shëndoshë, ndërsa ai që bën të kundërtat e këtyre mendja e tij është e prishur, e pabalancuar.

(Visited 52 times, 1 visits today)
Top