Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pesë arsye pse ta përdorësh lulelakrën

Pesë arsye pse ta përdorësh lulelakrën

Nuk janë pak, por plot 22 kalori që mund t’i përftosh, nëse konsumon qoftë edhe 30 gram lulelakër të gatuar. Mjekësia popullore në Evropë dhe Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se lulelakra është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, edhe për numrin e lartë të kalorive që përmban. Lulelakra përmban përbërës që stimulojnë në organizëm prodhimin e enzimave. Këto të fundit realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit.

Është e pasur me antioksidantë – lulelakra përmban vitaminë C dhe mangan, të cilat njihen për luftën kundër radikaleve të lira.

Ka veti antiinflamatore – Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K, lulelakra ndihmon për të reduktuar inflamacionin. Ajo, gjithashtu, është e pasur me acidet yndyrore omega-3, të njëjtat yndyra të shëndetshme që gjenden te salmoni dhe të farat e lirit, por me më shumë kalori.

Përmban shumë fibra – Mesatarja ditore për fibra rekomandohet të mos tejkalojë 25 gram. Lulelakra kontribuon në më shumë se 3 gram të totalit të përditshëm, duke ndihmuar kështu edhe në tretjen e ushqimit.

Mban nën kontroll presionin e gjakut – Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga sëmundjet kronike të tilla si arterioskleroza, e cila është shkaku kryesor i sulmit në zemër dhe goditjeve në tru. Lulelakra ndihmon për të mbajtur gjakun të rrjedhë lirisht në të gjitha organet themelore të trupit.

Është një paketë e plotë vitaminash – Lulelakra krenohet me numrin e lartë të vitaminave B: 1, 2, 3, 5, 6, 9. Këtu përfshihet edhe acidi folik, kështu që për shtatzënat ose ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë, përdorimi i lulelakrës çdo ditë është domosdoshmëri

(Visited 88 times, 1 visits today)
Top