Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik. Praktika e përzierjes së luleve në vajin e ullirit dhe më pas ekspozimit të kësaj përzierje në diell, për ta përdorur vajin si një lënde diuretike apo për ta aplikuar jashtë […]
Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik. Praktika e përzierjes së luleve në vajin e ullirit dhe më pas ekspozimit të kësaj përzierje në diell, për ta përdorur vajin si një lënde diuretike apo për ta aplikuar jashtë […]
Përzierja e vajit të ullirit me lulen e basanit – Balsam që vjen ndër vite

Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik. Praktika e përzierjes së luleve në vajin e ullirit dhe më pas ekspozimit të kësaj përzierje në diell, për ta përdorur vajin si një lënde diuretike apo për ta aplikuar jashtë për të kururar plagët, është e përmendur që në versionin e parë të një libri të bimëve medicinal, të quajtur The Herball or Generall Historie of Plantes, të autorit John Gerard, të botuar në vitin 1957 në Londër. Në farmacitë e fillimit të shekullit të njëzetë, kjo përzierje njihej si vaji i kuq, ose Hypericum liniment.
Përgatitja e vajit të lule basanit varion në vende apo kultura të ndryshme. Një nga mënyrat e përgatitjes së këtij vaji, që vjen nga vendet perëndimore konsiston në mbledhjen e bimës në momentin që ajo ka lulëzuar. Në një filxhan të mbushur me lule të freskëta hidhet aq vaj ulliri sa do të jetë mjaftueshëm për të mbuluar lulet. Lulet e bluara mirë apo të shtypura, të mbuluara me vaj, duhet të vendosen në diell ose në një ambient të ngrohtë për dy deri në tre javë, në mënyrë që lulja të bartë vetitë e saj në vajin e ullirit. Kjo masë duhet të tundet pothuajse çdo ditë, që të lehtësohet procesi i përzierjes. Pasi të kenë kaluar dy javë, bima duhet të kullohet nga vaji dhe të hiqet mënjanë. Përzierja e vajit të lule basanit duhet të ruhet në ambient të errët dhe të freskët. Lulet e verdha do ta ngjyrosin vajin çuditërisht me një ngjyrë të kuqe gjak. Ky proces konsiston në përthithjen e pigmentit të lules, të quajtur hypericin, të gjendur në pikat e vogla të zeza në petalet e luleve.
Në vendin tonë ky preparat përgatitet duke ndjekur një mënyrë tjetër. Lulet e basanit hidhen në një shishe me vaj ulliri dhe kjo masë lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë. Pas kësaj kohe, kur farat e zeza të lules te kenë lëshuar pigmentin e tyre dhe vaji të ketë marrë ngjyrën e kuqe karakteristike, atëherë kjo përzierje mund të përdoret për të kuruar plaget e diegiet e jashtme, apo edhe të konsumohet duke pirë një lugë në ditë për të kuruar sëmundje të ndryshme stomakut, mëlçisë, zorrëve të trasha e më shumë. Vaji përdoret edhe për kurimin e formave të ndryshme të gastritit apo së jashtmi për trajtimin e hemorroideve.
Shkalla Sh është një kompania shqiptare që prodhon vajin e lule basanit dhe e eksporton atë jashtë vendit. Kultivimi i kësaj bime dhe përdorimi i saj në preparate të ndryshme të mjekësisë popullore përbën një fushë me interes për kërkimin shkencor dhe biznesin.
Karakteristika të përgjithshme të lule basanit
Lulja e Basanit është një bimë barishtore që origjinën e ka nga Evropa, Azia Perëndimore dhe Afrika Veriore, por që gjendet edhe në Amerikën Jugore, Indi, Zelandën e Re, Australi dhe Afrikën e Jugut.
Gjatësia e saj mund të arrijë deri në 1.5 m, por zakonisht gjatësia mesatare varion mes 0.3 metra deri në 1 metër, në varësi të gjenotipit dhe llojit të tokës ku kjo bimë rritet.
Sythet e kësaj lule fillojnë të rriten në muajt e fundit të verës, ndërkohë që lulja fillon të bjerë në tokë në periudhën e vjeshtës ose të dimrit, si pasojë e rritjes së nivelit të lagështirës në tokë. Kushtet optimale për mbjelljen e lules së basanit zhvillohen në muajt e ngrohtë, kur edhe toka ka lagështinë e duhur.Bima është vetëpllenuese, por mund gjithashtu të pllenohet nëpërmjet insekteve të ndryshme që transportojnë pjalmin. Zakonisht farat mund të përhapen nëpërmjet erës, ujit, njerëzve apo kafshëve.
Sipas një artikulli të publikuar nga Departamenti i Agrikulturës i Shteteve të Bashkuara të Amërikës, farat e lules së basanit mund të qëndrojnë në toka që kanë qenë më parë të populluara nga kjo lloj bime për periudha më të gjata se 50 vjet. Prandaj këto toka kanë potencial të madh prodhimi edhe vite pasi lulet e maturuara të jenë hequr. Lulja e basanit rritët në toka të pasura me lëndë organike dhe me lagështirë, por mund të rritet dhe në toka të thata e të varfra.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 30, 2018 / By M.I Receta me gjethe ulliri që shëron disa sëmundje
March 30, 2018 / By M.I C’fare e shakton depresionin?
March 30, 2018 / By M.I C’fare jane simptomat e depresionit?
March 30, 2018 / By M.I Çka është skicofrenia (Schizophrenia)?
March 30, 2018 / By M.I Ushqimi djegës rrit testosteronin tek meshkujt
March 30, 2018 / By M.I 8 Gabimet para gjumit që bëjnë çdo natë dhe po na shëndoshin
March 30, 2018 / By M.I 10 Vepra që duhet ti bësh në ditën e Premte
March 30, 2018 / By M.I Fëmija mëson atë që jeton
March 30, 2018 / By M.I Lundrimi drejt lumturisë – Shkëputur nga libri: “Jeto i lumtur