Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përzieni këto tre përbërës dhe aplikojini në flokët tuaj: do të ngeleni të habitur!



Përzieni këto tre përbërës dhe aplikojini në flokët tuaj: do të ngeleni të habitur!

Shumë njerëz kërkojnë trajtime për t’i riparuar dhe për t’i ushqyer flokët pa investuar shuma të mëdha parash. Sot ne do të ndajmë këtë recetë të pabesueshme, duke përdorur vetëm tre përbërës, të cilët do t’ju lejojnë të krijoni një trajtim vërtetë të fuqishëm për flokët tuaj.

Çfarë është ky trajtim?

– Kjo alternativë natyrale që do t’ju lejojë të nxirrni në pah flokë spektakolarë, konsiston në përfitimin e të mirave të përbërësve të tillë si kanella dhe mjalti. Për vite me radhë këto dy përbërës janë përdorur në industrinë kozmetike për zhvillimin e produkteve të ndryshme komerciale. Kombinimi i këtyre bashkë me pak balsam është një nga trajtimet më të veçanta për flokët që mund të përdoret për të përshpejtuar rritjen e tyre, riparimin dhe t’i japë një madhështi të jashtëzakonshme.

Përbërësit:

• 3 lugë kanellë pluhur (24g)

• 3 lugë mjaltë (75 g)

• 5 ose 6 lugë kondicioner (balsam).

Përgatitja:

• Në një tas të pastër, përzieni mjaltin dhe kanellën mirë.





• Pastaj shtoni sasinë e rekomanduar të balsamit dhe sigurohuni që masa të jetë kompakte. Sasia e mësipërme i referohet njerëzve që kanë flokë të gjatë. Në rast se keni flokë të shkurtër, ju mund të përgjysmoni dozën ose e përdorin trajtimin për dy aplikime.

Si ta përdorni:

• Për të filluar, lani mirë flokët dhe me një krehër i ndani në pjesë.

• Aplikoni përzierjen me ndihmën e një furçe, duke u siguruar të lyeni të gjithë flokët, por pa e vendosur atë në lëkurën e kokës për shkak se ajo mund të shkaktojë irritim.

• Nëse mendoni se është më e përshtatshme për ju, ju mund të aplikoni trajtimin direkt me duart tuaja, duke fërkuar butë.

• Mbuloni flokët me një kapuç dushi ose me një peshqir për rezultate më të mira.

• E lini të veprojë për të paktën 30 minuta dhe më pas e hiqnin mbulesën duke e lënë 3 ose 4 orë para shpëlarjes. Kjo recetë funksionon për të gjitha llojet e flokëve, sidomos për ata normalë ose me yndyrë. Në rast se flokët tuaj janë të thatë, ju mund të shtoni në recetë një lugë gjelle vaj ulliri.

(Visited 29 times, 1 visits today)




Top