Domingo, 17/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përsosja e gjërave

Përsosja e gjërave
Mesazhe profetike për avancim personal (2): Përsosja e gjërave
 

I Dërguari i All-llahut ﷺ ka nxitur dhe motivuar që vepra e bërë të jetë sa më e përsosur. Në një hadith të transmetuar nga Aisheja, qëndron se i Dërguari i All-llahut ﷺ ka thënë:

»إن الله عز وجل يحب إذا عمل أحدكم عملاً أن يتقنه«

All-llahu i Madhëruar dëshiron që kur dikush prej jush ta bëjë një punë, ta bëjë atë në formë të përkryer.’[1]

Munaviu, në shpjegim të këtij hadithi, ka thënë:

O besimtarë, All-llahu dëshiron që kur dikush prej jush ta bëjë një punë, ta përsos atë, gjegjësisht ta përkryej atë, siç është shpjeguar në transmetimin e Askeriut. Një mjeshtri, që All-llahu e ka angazhuar në punimin e veglave, mjeteve dhe armëve, i lipset të punojë me cilësinë më të lartë, ashtu siç All-llahu e ka mësuar. Ai duhet të ketë synim të parë (pas kënaqësisë së All-llahut) përfitimin e njerëzve prej punës së tij, e jo të punojë me nijetin që, po nuk punoi, do të humbas, apo të punojë sipas çmimit të ofruar. Përkundrazi, ai duhet të punojë sipas asaj që përcaktojnë standardet industriale/zejtare. Ai ka përmendur rrëfimin e një mjeshtri, i cili për një klient të tij kishte punuar një punë por jo me përkushtim. Pasi që ia kishte dorëzuar mallin, kishte shkuar në shtëpi por gjumi nuk i vinte dot sepse e brente ndërgjegjja. Urrente që puna e tij të mos dilte e përsosur, andaj, në vend se të flinte, gjatë tërë natës ia punoi një model tjetër, sipas standardeve që parasheh industria, e jo sipas klientit. Të nesërmen ia dorëzoi klientit duke ia kërkuar artikullin e parë dhe duke ia shpjeguar se këtë artikullin e dytë nuk e kishte bërë për të, por për si kompensim për të drejtën (standardin) e industrisë/zejes dhe si shenjë pakënaqësie që në veprimtarinë e tij të ketë diç që nuk është punuar me përkushtim e përsosmëri. Kështu, kurdoherë që mjeshtri ul standardin e punës vetëm për shkak të çmimit të vogël, ai ka përbuzur atë që ia ka mësuar All-llahu, e mbase, në shenjë dënimi nga All-llahu, do t’i merret përsosmëria(mjeshtri).”[2]

 

 

[1] El-Mu’xhem el-eusat (1/275); Musned Ebi Ja’la (7/349); Firdeus (1/157); Shuabu’l Iman (4/334); Mexhemu-z-zevaid (4/98). Shih edhe Keshfu’l hafa’ (1/286).

[2] Fejdu-l-Kadir, 2/286-287.

(Visited 52 times, 1 visits today)
Top