Segunda-feira, 6/4/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pershendetje une jam Kapitalizmi !

Pershendetje une jam Kapitalizmi !

Pershendetje une jam Kapitalizmi !
I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik !
Krijova nje industri te pafund per interesat e mia !
Dhe e arrita ate qe doja, tashme shumica e vajzave 17-vjeçare nuk jane te kenaquara me pamjen e tyre te jashtme.
Une jam Kapitalizmi! Mjafton qe nje grua ta shfletoje vetem 15 minuta nje reviste mode qe te mos e pelqeje me trupin e saj.

Une jam Kapitalizmi dhe e kam ndryshuar aq shume kendveshtrimin tuaj sa qe historia e jetes se nje CEO-je hajdut, mund te duket per ju nje “histori suksesi dhe vullneti”.
Une jam Kapitalizmi dhe s’kam aspak frike te mundem ne nje bote ku mesatarja e njerezve shikon Televizor rreth 5.5 ore ne dite, nuk lexon libra, shkon shume pak ne teater dhe kinema.
Une jam Kapitalizmi dhe patjeter qe Steve Jobsi ishte dikush shume i rendesishem, ne fakt ishte shume i zoti per te bere punetoret me page te ulet ne vendet e Botes se Trete te prodhonin makineri qe i nevojiten vetem 1%-shit.
Patjeter qe te gjithe kapitalistet do te flasin si te ishin “shenjtore”, fiks si Bill Gatesi, nje shenjtor qe jeton ne nje shtepi 66.000 m2 150 milion dollareshe.
Une jam Kapitalizmi dhe per shkakun tim anembane gelojne kushurinjte qe marrin gjak per sherre trashegimie.
Nderkohe qe çdo vit vdesin 20 milion femije nga uria, ju derdhni djerse per te shkrire dhjamerat mbi shiritat e vrapit.
Une jam Kapitalizmi dhe fale meje ne bote ekzistojne 600 milion obeze dhe 1.4 miliard njerez te uritur!

Une jam Kapitalizmi dhe nje bujk qe prodhon kafe per Starbucks per te blere nje gote kafe nga aty duhet te punoje tre dite !
Une jam kapitalizmi dhe “ekonomia e tregut te lire” eshte genjeshtra me e madhe ne bote.
Une jam Kapitalizmi dhe 24% e Amerikaneve thone se jane gati te mohojne familjet e tyre nese do te duhej per t’u bere miliardere.
Une jam Kapitalizmi dhe u bej thirrje grave! Ju lutem vraponi per tek Victoria Secret pa e sjelle ndermend se jeni kthyer ne nje objekt, ju garantoj se do te beheni shume te lumtura kur te blini 80 dollare nje pale te brendshme sa nje pellembe!

Une jam Kapitalizmi dhe kalova ne ekstaze nga kenaqesia kur degjova se nje femije 15 vjeç shiti veshken per te blere iPad.
Une jam Kapitalizmi dhe Madonna vetem ne Londer ka 8 shtepi ne madhesine sa per te strehuar 600 te pastrehe.
Une jam Kapitalizmi dhe ju vdisni per xhevaire, ne İndi 1 milion veta i prodhojne ato xhevaire duke marre 1.2 dollare ne dite.
E bera boten te besoje se bjondet jane me te bukura, prandaj ne kontinentin e Azise 300 milion gra perdorin rregullisht shampo zbardhuese.
Une jam Kapitalizmi dhe 64% e atyre yjeve te Hollivudit te cilit ju i keni idhuj jane te varur nga kokaina.

Une jam Kapitalizmi dhe nderkohe qe 20 milion femije vdesin nga uria ne vit, juve ju vjen turp te vishni te njejten kemishe dy here ne jave.
Une jam Kapitalizmi dhe perseri ia arrita ! I bera grate te besojne se s’kane asgje per te veshur pavaresisht se i kane dollapet deri ne gryke me rroba lloje soj.
50% e popullsise se botes zoteron vetem 1% te burimeve dhe pasurive. 1% e popullsise se botes zoteron 50% te burimeve dhe pasurive boterore.
Une jam Kapitalizmi dhe bankieret jane bijte e mi.
Shperndaje!

(Visited 88 times, 1 visits today)
Top