Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i […]
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i […]
Përse nuk lejohet mishi i derrit në Islam?

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Besimtarë të nderuar!
Është më se e vërtetë se problemet e mëdha bëjnë që njeriu t’i harrojë gjerat përreth, dhe tani, kur bota është “nën ethet” e gripit të derrave, problemet tjera, edhe pse jo të vogla, kanë mbetur disi nën hije. Ligjëratat e hoxhallarëve dhe dijetarëve muslimanë padyshim se e kanë trajtuar këtë problematikë duke vënë në theks epërsinë e fesë islame, e cila mishin e derrit e ndaloi para më shume se 14 shekuj. Ky element, që padyshim se është i vërtet, ngjalli pyetjen edhe tek muslimanët se, nëse mishi i derrit qenka i ndaluar, atëherë përse Allahu e krijoi atë?
Natyrisht se kjo pyetje është shkak i keqkuptimeve apo thënë më mirë, shkak i injorancës në raport me fenë, ngase në Islam hallalli dhe harami nuk përcaktohen me zbulime shkencore por me tekste fetare. Thotë Allahu:
“???? ?? ?????? ??? ??? ??????? ??????? ?????????? ????? ??????? ?????????? ???? ???? ??????? ???????? ???? ????? ?????????? ???? ?????? ????????? ????????? ??????
Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë…” .
Vëllezër besimtarë!
Përgjigjes definitive të kësaj pyetjeje gjithsesi se do t’ia paraprijmë me disa sqarime shumë të rëndësishme përkitazi me derrin në fe dhe shkencë. Në Kur’an, derri zë vendin në mesin e kafshëve të ndaluara, si për nga përdorimi individual, në kuptim të ngrënies, si për nga kuptimi më i gjerë – tregtia me të. Thotë Allahu:
“???????? ??????? ?????????? ??????????? ????????? ???????? ??????????? ????? ??????? ???? ???????? ?????? ?????? ???????? ?????? ????? ????? ????? ???? ?????? ???????? ????? ?????? ??????? ????????
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues” .
Ky ajet kur’anor, siç përmend Imam Kurtubiu, përfshin derrin e tokës dhe atë të detit. Ibnu’l Kajjim el Xhevzijje në koment të këtij ajeti kishte vërejtur se tek derri është nënvizuar mishi i tij për ti treguar se ai është i ndaluar i gjallë dhe i therur. Pra, as në të gjallë por as pas therjes se tij, nuk lejohet shfrytëzimi i tij .
Derri është i ndaluar edhe në fetë e mëhershme. Në Teurat qëndron: “Edhe thiu, megjithëse e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, le të jetë për ju i papastër: mos ua hani mishin as mos ua prekni kufomat” .
Nëse kihet parasysh lidhja ndemjet Tevratit dhe Inxhilit, ku ky i fundit është vetëm plotësues për të parin, atëherë nuk do mend se ai është i ndaluar në të dy fetë. Masakrimi i parimeve fetare nga Pali solli deri tek lejimi, ngase siç përmend Dr. Jusuf Kardavi, ai kishte ndaluar vetëm atë që theret për idhuj kurse kafshët tjera i kishte lejuare edhe pse qenë ndaluar .
Kurse në ekspertiza shkencore, për derrin janë vërtetuar fakte që vërtetë dëshmojnë për ndalimin e tij. Dëmet e tij kanë tejkaluar shëndetin për të ndikuar edhe në karakterin e njeriut. Më konkretisht, ushqimi i njeriut me mish të ndonjë kafshe të caktuar bën që ai të përvetësoje cilësitë e asaj kafshe. Filozofi francez Savorin e pranon dhe e vlerëson ndikimin e të ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotë: “Më thuaj mua se çfarë ha që të them unë se çfarë je ti”. Kurse Ibni Halduni ka thënë: …perëndimoret u ushqyen me mish derri ndaj humben xhelozinë për familje (u bën moralprishur)”.
Sipas asaj që përmendni Semir b. Halil el Malikijj shkencëtarët kanë numëruar deri në 450 sëmundje që vijnë nga përdorimi i mishit të derrit.
Muslimanë të dashur!
Këto fakte, edhe pse tepër simbolike ngase për derrin ka edhe dhjetëra qindra fakte tjera, megjithatë do të duhej të pengonin të paktën gjuhën që të mos bëj pyetje të tillë por ja që e kundërta po ndodhë. Ata në fakt do të duhej të interesoheshin për urtësitë në krijimtarinë e Allahut të Madhëruar e jo të bëjnë pyetje të tilla. Paraprakisht një gjë duhet patur parasysh. Allahu i Madhëruar nuk punon kot dhe në krijimtarinë e Tij. Patjetër se në çdo gjë fshihen urtësi të shumta ani pse ne nuk mund t’i dimë disa të cilat koha në të ardhmen mund t’i zbulojë siç i mësuam ne ato që të parët tanë nuk i dinin. Thotë Allahu i Madhëruar:
“???????? ????? ?????? ??????????? ??????????
Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur” .
– Cilësimin e gjërave si të mira dhe të këqija nuk duhet marrë vetëm nga mendja. Në radhë të parë duhet referuar Krijuesit të tyre, urtësia dhe dituria e të Cilit përfshijnë çdo gjë. Nëse kanë të drejtë të pyesin se përse e ka krijuar Allahu i Madhëruar derrin kur e ka ndaluar mishin e tij, ne do të pyesim: Po kush ka thënë se Allahu e ka krijuar derrin për tu ngrënë? Na gjeni një dëshmi fetare se derri është i lejuar për tu ngrënë. A nuk thamë pak më lartë se ai edhe në fetë tjera është i ndaluar. Nëse çdo gjë e ndaluar do të hiqej dhe nuk do të ekzistonte në këtë toke, njeriu nuk do ishte qenie e lirë, do ishte tërësisht i përcaktuar fundi i tij dhe ekzistenca. Secili prej nesh është i lirë të jetojë si do, te besoje çfarë të dojë, kë të dojë dhe si të dojë dhe për të bërë këtë dallim mes njerëzve, për të qenë në vete të vetëdijshëm para Zotit, ka gjëra që janë të ndaluara të kryhen.
Vëllezër besimtarë!
Duke qenë shumë i bindur në besimin tonë të pastër në Allahu e Madhëruar, mendoj se këto fakte që përmendëm shpirtrave tanë do t’iu përçojnë forcë dhe bindje, dhe në mos më shumë të paktën do t’i imitojmë të parët tanë të cilëve:
“????? ?????? ?????? ???????? ??????????? ??????? ???????? ?????????? ???????? ??????????? ?????????
…kur u përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre dhe kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi…”. El Enfalë, 2.
O Zoti ynë! Na dhuro besim të sinqertë dhe na ruaj nga pabesimi!
Pasuro zemrat tona me bindje dhe na ruaj nga dyshimi!
Na pajis me cilësi të atyre që mos njohja e urtësitë të ndalesave dhe urdhëresave nuk i pengon të përulen me tërë sinqeritetin dhe të thonë: Dëgjuam dhe u nënshtruam o Zoti ynë!
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Përgatiti: Sedat ISLAMI
Hutbeja është rezyme e një punimi të gjerë me po këtë titull.
21/05/2009,
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 23, 2018 / By M.I Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?
March 23, 2018 / By M.I A ekzistojnë jashtëtokësorët?
March 23, 2018 / By M.I Si duhet të falet gruaja shtatzënë?
March 23, 2018 / By M.I Tre veta më bëjnë të qesh ndërsa tre më bëjnë të qaj
March 23, 2018 / By M.I Ja sëmundjet që mbron trëndafili i egër
March 23, 2018 / By M.I Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë…
March 23, 2018 / By M.I Detyrat e gruas ndaj burrit
March 23, 2018 / By M.I Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen