Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përplasje për hirë të besimit



Përplasje për hirë të besimit

Pasi kishte pranuar ekzistencën e Allahut dhe kishte vënë lidhje me Të, ish-ateisti Jeffrey Lang profesor i matematikës në librin e tij “Përplasje për hirë të besimit” lexo se çfarë na tregon:
“Ateisti është njeriu më i vetmuar në këtë botë! Kur e kam shqiptuar për herë të parë dëshminë monoteiste e kam ndjerë atë fjalë sikur një pikë e pastër uji që më ra në fyt. Sikur ajo t’i binte një njeriu që gjendet afër vdekjes shkaku i një etjeje të madhe. Asnjëherë nuk kam për ta harruar atë çast kur shqiptova për herë të parë emrin e Zotit. Sipas meje ai ka qenë momenti më i vështirë në jetën time. Por edhe më i fuqishmi dhe më çliruesi. Kam ndjerë ato momente ndjenja që s’i kisha provuar kurrë më parë. Ndaj vështirë e kam t’i përshkruaj ato me fjalë. Pastaj fillova të qaja pa kuptuar shkakun! Lotët kullonin në faqet e mia. Sa më shumë që qaja, aq më shumë shtohej ajo forcë e mbinatyrshme brenda meje. Futa kokën në mes dy gjunjëve. Kur pushova së qari, ndjeva se kisha arritur në majen e qetësisë për të cilën nuk desha ndonjë shpjegim racional. Më pas bëra këtë lutje “Zot! Nëse do më rikthesh përsëri në ateizëm, më mirë më vdis dhe shpëtomë nga kjo jetë. Ngase unë mund të jetoj me mangësitë e mia, por nuk mund të jetoj një ditë të vetme duke mohuar Ekzistencën Tënde”. Ajo që më ka shpier në monoteizëm ka qenë zbrazëtia shpirtërore dhe dhembja e brendshme e thellë. Kur kam rënë për herë të parë në sexhde, ndjeva se vendi ku isha, ishte i tëri i rrethuar me qetësi totale. Bërtita: “Kjo është një ëndërr, kjo është një ëndërr!”. Kur dëgjoja Kuran rrënqethesha. Njerëzit më pyesnin: “Po ti s’e kupton dot gjuhën arabe”. U thoja: “Përse foshnja qetësohet dhe bëhet rehat kur dëgjon zërin e të ëmës? Uroj që të jetoj në prehërin e këtij zëri deri në përjetësi.” Të gjitha argumentat e mia që i posedoja për ateizmin tim, ranë poshtë kur lexova Kuranin. Namazi, oh, ato ndjenja fantastike! Kur lëshoja duart në tokë, befas ndjeja sikur ngjitesha lart në Parajsë dhe frymoja në ajrin e saj. Nuhatja aromën e saj”.

Marrë nga: الصراع من اجل الايمان
Përktheu: Agron Islami





(Visited 12 times, 1 visits today)




Top