Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Malaria dikur ishte e pranishme në thuajse çdo vend të botës. Fushata për zhdukjen e kësaj sëmundjeje gjatë shekullit të kaluar e ka izoluar malarien në më pak se 100 vende. Megjithatë, në këto vende, kryesisht në brezin tropikal, sëmundja shkakton mbi 650 mijë vdekje në vit, kryesisht tek fëmijët. Çdo minut që kalon, një […]
Malaria dikur ishte e pranishme në thuajse çdo vend të botës. Fushata për zhdukjen e kësaj sëmundjeje gjatë shekullit të kaluar e ka izoluar malarien në më pak se 100 vende. Megjithatë, në këto vende, kryesisht në brezin tropikal, sëmundja shkakton mbi 650 mijë vdekje në vit, kryesisht tek fëmijët. Çdo minut që kalon, një […]
Përparim kundër malaries, kërcënimi ende i pranishëm

Malaria dikur ishte e pranishme në thuajse çdo vend të botës. Fushata për zhdukjen e kësaj sëmundjeje gjatë shekullit të kaluar e ka izoluar malarien në më pak se 100 vende. Megjithatë, në këto vende, kryesisht në brezin tropikal, sëmundja shkakton mbi 650 mijë vdekje në vit, kryesisht tek fëmijët.
Çdo minut që kalon, një fëmijë nën pesë vjeç vdes nga malaria. Kjo sëmundje diagnostikohet në çdo kontinent, por Afrika nënsahariane është rajoni i goditur më rëndë. Dr. Anthony Fauci, i cili kryeson kërkimet mbi malarien në Institutin Kombëtar të Shëndetit, e cilëson këtë sëmundje si një ndër vrasësit më të mëdhenj të botës:
“Kemi bërë përparim të ndjeshëm në komunitetin global kundër malaries, pasi ka një numër vendesh që parashikojnë se deri në 2015 do të kenë reduktuar ndjeshëm – më shumë se 50 për qind e deri në 75 për qind – numrin e infektimeve. Por përveç lajmeve të mira, shqetësimi mbetet se kemi 660 mijë vdekje në vit nga malaria”.
Një numër strategjish janë përdorur për të luftuar malarien. Rrjetat mbi krevate spërkaten me insekticide për të mbrojtur banorët nga mushkonjat. Ata që infektohen mjekohen me ilaçe para se sëmundja të bëhet vdekjeprurëse. Po ashtu kryhen spërkatje me pesticide për të mbytur mushkonjat.
Studiuesit, përfshirë ekipe në Universitetin Johns Hopkins në Baltimorë, po punojnë për të ndryshuar gjenetikisht mushkonjën që përhap parazitin. Drejtori i programit kërkimor Peter Agee foli përmes Skype-it për Zërin e Amerikës:
“Mund ta ndalim këtë sëmundje dhe të kontrollojmë ndikimin e mushkonjave ose duke i eliminuar ato, gjë që është shumë e vështirë, ose duke i ndryshuar që të jenë sa më pak të efektshme në bartjen e infeksionit”.
Mjeku thotë se studiuesit në Johns Hopkins kanë arritur sukses të madh me strategjinë e tyre të trajtimit të mushkonjave në Zambia, ku po bashkëpunojnë me një spital:
“Goditja e sëmundjes është reduktuar 98 për qind brenda një dekade. Nga 1500 fëmijë që shtroheshin në spital çdo vit, tani kemi vetëm disa dhjetra raste”.
Por suksesi i fushatës mund të jetë njëkohësisht arsye për shqetësim, thotë Dr. Fauci:
“Shqetësimi im është se kur flasim për përparim, ndodh ajo që kemi vërejtur edhe më parë jo vetëm me malarien por edhe me sëmundje të tjera – njerëzit bëhen optimistë. Mendojnë se u arrit sukses dhe i ndalim përpjekjet, gjë që do të ishte gabim i madh”.
Dr. Fauci vëren se ende nuk ka vaksinë kundër malaries, mushkonjat që përhapin parazitin po përftojnë rezistencë ndaj pesticideve dhe në disa zona paraziti që shkakton sëmundjen po fiton imunitet ndaj ilaçeve. Vetëkënaqësia mund të sjellë reduktim të fondeve dhe si rezultat malaria mund të rishfaqet në zona ku është nën kontroll ose është eliminuar. Rreziku është ende i madh. Sipas statistikave, gjatë kohës që dëgjuat këtë kronikë, tre fëmijë të tjerë gjetën vdekjen nga sëmundja.zeriamerikes/
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
September 24, 2018 / By M.I Llojet e fukarallëkut më të keq janë:
September 24, 2018 / By M.I Pastroje hundën me dorën e majtë! Ja arësyeja
September 24, 2018 / By M.I Rozmarina per të përmirësuar memorien
September 24, 2018 / By M.I Xhinsengu për përmirësimin e humorit
September 24, 2018 / By M.I Menteja apo nenexhiku
September 24, 2018 / By M.I Xhenxhefili ndihmon të vjellat dhe të përzierat
September 24, 2018 / By M.I Ngrënia e një luge mjaltë në mëngjes
September 24, 2018 / By M.I Pastrimi i shtëpisë nga figurat-ivizmi dhe skulpturat