Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Perparesite e mjaltit

Perparesite e mjaltit

Buhariu ne Sahihun e vet e shenon hadithin e treguar nga Ebu Seid el-Hudri, ku thote se nje njeri kishte shkuar tek Muhammedi (a.s.) dhe i kishte thene qe i vellai ankohej se zorret nuk i punojne mire. I Derguari i All-llahut , Muhammedi (a.s.), e porositit:

” Duhet te pije mjalte. Njeriu kishte shkuar perseri dhe i kishte thene: I dhashe te pije mjalte dhe nuk i ndihmoi aspak! I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e keshilloi njesoj dy-tri here, kurse njeriu i shkonte gjithnje me te njejten pergjigje. Pas heres se trete apo te katert, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha: All-llahu ka thene te verteten, ndersa barku i vellait tend genjen ”

Po ky hadith eshte shenuar ne Sahihun e Muslimit, ne te cilin nje njeri thote:

“Barku i vellait tim eshte nazeqar (i ndieshem)”… duke menduar ne ate se ka mundime, ka shqetesime dhe se aparati (sistemi) i tij digjestiv eshte i ngacmuar (Eshte shenuar ne Sahihu-l-Buhari).

Mjalti eshte shume i dobishem. Ai eshte mjet per shperlarje dhe laksativ. Permban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorret nga papastertite. Eleminon bllokimin e melcise, te veshkave dhe te fshikezes urinare. Eshte gjithashtu konservans i pergjithshem. Ne mesin e preparateve te tjera natyrore, ndihmon ne ruajtjen e forces se ilaceve mjekesore. Mjalti ndihmon gjithashtu ne parandalimin e hyrjes se lageshtise ne zorre, sic ndodh ne te semuret me diare (barkqitje).

Mjalti eshte me i mire se sheqeri, ne shume raste, dhe eshte me pak i embel, por me i forte. Prandaj, nese hahet pertej mases, mund te jete i demshem sepse, nese nuk tretet me uthull, shkakton vrer. Mjalti eshte i mire per njerez te moshuar, e ndal kollitjen dhe ne mjekesi eshte perdorur per sherimin e sekrecioneve jo te pastra (te ndotura) ne lukth dhe per ta nxehur tere strukturen e trupit. Mjalti eshte gjithashtu ilac i mire qe kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur ne uje te nxehte dhe ne shurup trendafili, ndihmon sherimin e te semurve nga rabiesi (terbimi) dhe eshte konstatuar se vepron si sistem mbrojtes kunder infeksioneve te metejshme.

Mjalti eshte perdorur gjithashtu si kunderhelm (detoksikues) per ata qe perdorin droge dhe, ne mes te tjerash, si antitoksin (kunderhelm) ne sherimin e helmimit te rastesishem nga ngrenia e bimes se famlijes hija e nates (Hyoscyamus niger) ose kerpudhave te egra (helmuese). Kur pihet i tretur ne uje te nxehte, eshte ilac i mire kunder plageve te shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund te perdoret per ta ruajtur mishin deri ne tre muaj. Eshte perdorur per fermentimin e kastravecave, kungujve, patllixhanit dhe te perimeve te ndryshme deri ne gjashte muaj. Duke qene i njohur si konservans i sigurt, mjalti eshte perdorur gjithashtu si perberes kryesor ne balsamimin e te vdekurve.

Kalimi i lehte i dores se lyer me mjalte neper floke, si yndyre, do te zhduke morrat dhe parazitet e tjere. Mund te perdoret gjithashtu si zbutes dhe freskues i flokeve dhe pershpejton rritjen e tyre. Perdorimi i mjaltit si yndyre per sy forcon te paret, ndersa ferkimi i dhembeve me mjalte i zbardhe dhe, kur perdoret si mjet per shperlarjen e gojes, forcon mishin e dhembeve dhe menjanon semundjen e tyre.

Vetite natyrore e bejne mjaltin mjet plotesues dhe tretes te shkelqyer, i hap poret e eneve te gjakut dhe lehteson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet, ndihmon metabolizmin , hap gelqerizimet e melcise, te veshkave dhe te fshikezes se urines. Mjalti vertet ka vlere te madhe ushqyese (nutritive) dhe eshte pije e pijeve, embelsire e shkuar embelsires, maja e yndyres dhe nuk ka ushqim tjeter, qe All-llahu e ka krijuar per ne e qe mund te barazohet me vlerat e mjaltit dhe asgje nuk ka strukture sadopak te perafert me te.

Njerezit kane ditur per mjaltin qe ne kohe teper te lashta edhe para fillimit te rafinimit te sheqerit. Ne realitet, mjeket e koheve te lashta kane folur vetem per mjaltin, ndersa sheqerin nuk e kane permendur fare ne shkrimet e tyre. Si ushqim me kalori te larte (metabolik), mjalti eshte i fuqishem dhe i qendrueshem, ndersa sheqeri nuk tretet plotesisht dhe prodhon pak energji te nxehtesise ne trup, e cila zvogelohet shpejt. Nje energji e ketille, e perfituar kaq shpejt, i lejon trupit, i cili e ka crregulluar ekuilibrin e molekulave te patretshme, rikonstruksionin e mureve te brendshme te arterieve qe kane pesuar nga abrazioni (arterioskleroza) i shkaktuar nga kalimi i ketyre molekulave ne gjak (ne qarkullimin e gjakut). Sidoqofte, sheqeri eshte me i rende per lukthin, me pak i embel dhe me pak kalorik se mjalti.

I Derguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.), e kishte zakon (ndonjehere) te pinte mjalte te tretur ne uje ne lukth te thate dhe ky zakon i sillte dobi te medha dhe sekrete te papara, dhe, me vullnetin e Zotit, ne do i perpunojme me vone ne kete pjese, ku flitet per sherimin natyror me mjekesine natyrore (tibb).

Ibn Maxhxhe ka shenuar nje hadith te cilin e ka treguar Ebu Hurejre, (All-llahu qofte i kenaqur me te!), ku tregohet se i Derguari i All-llahut, Muhammdi (a.s.), ka thene:

” Kush ha mjalte se paku tre here ne muaj nuk do te vuaje nga semundje te renda.”

Ne nje hadith tjeter, i Derguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.) ka thene:

” Perdorni dy ilace: mjaltin dhe Kur’anin.”

Ne kete fjale te tij, ai, (Muhammedi a.s.), e ka lidhur mjekesine njerezore dhe mjekesine Hyjnore: ilacet per trup dhe ilacet per shpirt; faktorin natyror me ate shpirteror; dhe mjekesine e kesaj bote me ate te Xhennetit. Pasi e kuptuam kete, le i kthehemi rastit historik qe e permendem me siper, njeriut qe eshte interesuar per ilacin kunder shqetesimeve te lukthit te vellait te vet dhe ilacit te pershkruar nga i Derguari i All-llahut , s.a.v.s. Ne kete rast te caktuar (dhe specifik) shkak i kapsllekut (obstipacionit) dhe vuajtjeve te te vellait ishte ngrenia e tepruar e ushqimit dhe oreksi i stermadh, i cili shkaktoi dispepsi (gjendje e tretjes se dobet) dhe pengesa ne tretje te ushqimit.

I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha se duhet i jepte vellait per te pire mjalte te tretur ne menyre qe ta zbuse lukthin. Nje leng i tille i nxehte do t’i ndihmoje zorret qe te hapen (ndihmon peristaltiken dhe tonusin e zorreve) dhe do te ndihmoje ekskercionin (daljen) e mbeturinave (jashteqitjes). Pasi qe kjo mbyllje (obstipacion, kapsllek) eshte shkaktuar nga ushqimi i tepert qe ka ngrene per nje kohe te gjate, per cshkak lukthi nga brenda eshte mbeshtjelle me mukus (sekrecion i brendshem) ose me materie yndyrore, e cila ka shkaktuar plogeshtine e indeve te lukthit dhe ka penguar sekrecionin e elementeve, ndersa lukthi eshte veshur me nje shtrese mukoze qimesh te shkurtra, te dendura dhe te ngritura, si te nje peshqiri.

Kur nje substance e tille viskoze ngjitet perbrenda, ajo pengon ciklusin normal digjestiv dhe prish ushqimin (hedh ushqimin) prandaj duhet te perdorim pastruesin natyror dhe laksativin (mjete per clirim), sic eshte mjalti, ilaci me i mire nder ilacet e tjera, dhe sidomos kur perzihet me uje te nxehte. Qellimi mjekesor i perseritjes se trajtimit ka vlere te rendesishme terapeutike, sipas se ciles ilaci i vertete duhet te kete cilesi dhe sasi te percaktuar saktesisht per te qene efikas. Kur mungon ilaci i cili do te mund i plotesonte gjendjet e ketilla, ai nuk do te kete efekt, kurse, kur nuk e respekton fuqine e kerkuar (perberesit e kerkuar), ai do te dobesohet dhe do te shkaktoje dobesi te tjera. Prandaj, kur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka pershkruar receten e dyte dhe te trete per sherim, ai ka treguar se gjendja eshte e mprehte dhe kerkon trajtim te metejshem dhe, eventualisht, se gjendja e caktuar ka kaluar. Kur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha personit: Zoti e ka thene te verteten, por lukthi i vellait tend genjen, ai e ka perseritur vazhdimisht qendrimin (e vet) se mjalti eshte ilaci i vertete per gjendjen ne te cilen ndodhej vellai i atij dhe se natyra e lukthit te tij e ka hedhur qe nga fillimi i veprimit te ilacit (derisa ilaci kishte zene te vepronte).

Mjekesia e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., nuk eshte si mjekesia e mjekeve te tjere, sepse eshte mbeshtetur mbi frymezimin Hyjnor (vahj). Ajo eshte njera nder profecite dhe perfundimet e para te jashtezakonshme, ndersa shumica e diagnozave mjekesore bazohen ne intuite, supozim dhe eksperimente, te cilat nuk mund ta demantojne veprimin e argumentuar te mjekesise se Pejgamberit. Por, pergjithesisht, ai qe e pranon kete, beson ne karakterin sherues te saj, e ndjek me besim dhe i bindet vullnetarisht dhe me kenaqesi veprimeve te saj sheruese, ai, me lejen e Zotit, do te sherohet. Po ky parim i njejte i udheheq besimtaret kur All-llahu i gjithefuqishem thote per Kur’anin se ai eshte Sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj. (Junus, 57)

Prandaj, kur verejtja nuk eshte pranuar me ate lloj besimi, semundja nuk do te sherohet. Kjo me siguri do ta rrise blasfemine e te pafeve, do te perhape dyfytyresine e mburraveceve dhe do te rrite semundjet e tyre edhe atehere kur ata do ta perdorin mjekesine e percaktuar te Pejgamberit dhe, me siguri, mjekesia e Pejgamberit kryesisht do te jete ne perputhje me trupin e bindur te besimtarit qe eshte bekuar me fe dhe, ngjashem me kete, mjekesia e Kur’anit do i sheroje semundjet e shpirtrave te bekuar dhe me zemra te gjalla. Prandaj, ata qe bejne perjashtim nga mjekesia e Pejgamberit (ne ilacet e Pejgamberit) nuk do te kene dobi nga ajo sikurse edhe ata qe diskutojne kunder ilaceve te Kur’anit nuk mund te kene dobi nga ajo. Ky nuk eshte gabim (mosefikasitet) i mjekesise, por, para se gjithash, rrjedh nga mungesa e frymes shpirterore te saj, perdhosja e vendqendrimit te shenjte te zemres dhe nga moszbatimi i udhezimit te Zotit (Kur’anit).

All-llahu i Gjithefuqishem thote ne Kur’an:

” Nga barqet e tyre (te bleteve) del leng, ngjyra e te cilit eshte e ndryshme dhe ne te cilin ka sherim (bar-ilac) per njerez. Edhe ne kete ka arsye per ate popull qe mendon thelle. ” (En Nahl, 69)

Me siguri, All-llahu eshte ai qe dhuron suksesin. Ai eshte Zoti i Gjithedijshem.

(Visited 42 times, 1 visits today)
Top