Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Publikuar më: 14.09.2013 Dr. Shefqet Krasniqi Kriza e ashtuquajtur Maqedoni-Kosovë vazhdon ta trazojë Ballkanin. Ajo që po ndodh ditëve të fundit nga Sllavo-Maqedonasit duket si një vazhdimësi e presionit, maltretimit e keqtrajtimit të vazhdueshëm që qeveritë e ndryshme maqedonase janë mësuar t’u bëjnë shqiptarëve, si gjatë periudhës titiste-komuniste po ashtu edhe më vonë. Vuajtjet dhe […]
Publikuar më: 14.09.2013 Dr. Shefqet Krasniqi Kriza e ashtuquajtur Maqedoni-Kosovë vazhdon ta trazojë Ballkanin. Ajo që po ndodh ditëve të fundit nga Sllavo-Maqedonasit duket si një vazhdimësi e presionit, maltretimit e keqtrajtimit të vazhdueshëm që qeveritë e ndryshme maqedonase janë mësuar t’u bëjnë shqiptarëve, si gjatë periudhës titiste-komuniste po ashtu edhe më vonë. Vuajtjet dhe […]
Përkëdhelja e sllavo-maqedonasve dhe dobësia e shqiptarëve

Publikuar më: 14.09.2013
Dr. Shefqet Krasniqi
Kriza e ashtuquajtur Maqedoni-Kosovë vazhdon ta trazojë Ballkanin. Ajo që po ndodh ditëve të fundit nga Sllavo-Maqedonasit duket si një vazhdimësi e presionit, maltretimit e keqtrajtimit të vazhdueshëm që qeveritë e ndryshme maqedonase janë mësuar t’u bëjnë shqiptarëve, si gjatë periudhës titiste-komuniste po ashtu edhe më vonë.
Vuajtjet dhe persekutimet e shqiptarëve në Maqedoni pothuajse nuk u ndalën kurrë, ato herë-herë ndryshuan formën apo mënyrën, por nuk u ndërprenë asnjëherë.
Vëllezërit tanë shqiptarë, të shkëputur nga vendi amë, që patën fatin e hidhur të mbesin në Maqedoni, të projektuar nga Tito-ja e të miratuar nga Evropa, nuk ishin më pak të shtypur sesa vëllezërit e tyre në Kosovë. Armiku ishte tjetër, por shtypjet e njëjta. Nga dhuna e tepruar vëllezërit tanë atje u detyruan t’i rrokin pushkët dhe t’ia mësyjnë maleve, luftë kjo që rezultoi me marrëveshjen famëkeqe të Ohrit, e cila u solli shumë pak të mira shqiptarëve në Maqedoni. Ato të ‘mira’ të premtuara e të nënshkruara nga vet udhëheqësit maqedonas, në të shumtën e rasteve, pothuajse nuk panë dritën e realizimit.
Shqiptarët atje akoma trajtohen si shtresë e dytë, ata rrahen e shahen, e besa edhe burgosen e vriten nga nacionalistët maqedonas sipas tekeve e dëshirave. Qeveria atje vazhdon t’i nënvlerësojë shqiptarët duke i avancuar vetëm maqedonasit në çdo drejtim. Kjo qeveri nuk ngurron që shqiptarët t’i diskriminojë edhe mbi baza fetare.
Dihet mirë roli i Kishës Ortodokse Maqedonase dhe qeverisë aktuale pro- ortodokse, në ndërtimin e Shkupit të ri, me plot elemente ortodokse, pa asnjë element shqiptar e as islam. Ata në vazhdimësi i kanë provokuar muslimanët atje duke u ndërtuar kisha në zemër të muslimanëve, ndërsa në anën tjetër duke penguar dhe vështirësuar ndërtimin e xhamive.
Nacionalistët maqedonas në pamundësi të përballen me grekët e bullgarët, nga të cilët dridhen, i tregojnë muskujt e tyre ndaj fqinjve shqiptarë. Ata sikur e dinë mirë se vetëm me ne shqiptarët mund të luajnë, ngase ne gjithmonë i kemi përkëdhelur dhe vazhdojmë t’i përkëdhelim, zaten ne gjithmonë dimë t’i përkëdhelim vetëm të huajt, ndërsa mes vete bëhemi copë e copë.
Ata kur të duan e mbyllin kufirin, e lejojnë të hyjë kë të duan dhe e refuzojnë kë të duan. Vendosin kushte e rregulla për kalimtarë e makina si të duan.
Ata vazhdojnë t’i maltretojnë kosovarët për më të voglin problem, pavarësisht se ata nuk janë shtetasë të tyre. Maqedonasit mbajnë qytetarët tanë në kufi me orë të tëra duke i marrë në pyetje së koti, meqë janë të sigurt se qeveria jonë nuk do t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vet.
E kur jemi tek çështja e kufirit, nuk mund të mos e kujtojmë Bllacën dhe vuajtjet e mëdha që i përjetoi populli ynë, pleq, gra e fëmijë nga qeveria e policia maqedonase. Ngjarje ato, të cilat nuk harrohen dhe nuk bën të harrohen, ngase janë pjesë e vuajtjeve dhe sakrificës sonë për liri e pavarësi.
Qeveria maqedonase është e vetëdijshme se shqiptarët, sikur shpeshherë më parë, edhe në këtë rast do të lëshojnë pe, ndaj as që është e interesuar të dëgjojë për përshkallëzimin e situatës në kufi. Kjo për faktin se i njohin politikanët shqiptarë mirë.
Nuk dua të paragjykoj se cila palë ka faj kësaj radhe, por është e vërtetë e pamohueshme se ne shqiptarët në përgjithësi jemi treguar shumë të butë, tolerantë, të mëshirshëm madje edhe të dobtë ndaj sllavëve në përgjithësi, përfshirë edhe maqedonasit që nuk njihen për ndonjë fuqi politike, ushtarake apo diplomatike. Faj të madh pa dyshim kanë edhe politikanët shqiptarë atje si aleatë të pushtetit aktual, të cilët e dinë fortë mirë realitetin, e dinë se çfarë marrëzirash bëjnë maqedonasit ndaj bashkëkombasve të tyre shqiptarë, dhe prapë nuk ndërmarrin asgjë. Zaten asgjë nuk kanë në dorë dhe nuk janë në gjendje, siç thotë populli, ‘ta trembin as macen nga përsheshi’.
Jam i bindur se kjo situatë do të tejkalohet dhe atë shumë shpejt, por nuk do të tejkalohen lehtë mosmarrëveshjet mes shqiptarëve e maqedonasve, përderisa mentaliteti i këtyre të fundit nuk ndryshon. E si duket kjo nuk do të ndodhë derisa ne të vetëdijesohemi e t’i vendosim interesat shtetërore e kombëtare mbi çdo interes tjetër, edhe nëse kjo na kushton me jetë.
Dhashtë Zoti që qeveritarët tanë të vetëdijesohen më shumë dhe të ndërmarrin çdo hap për të mbrojtur interesat e popullit e të shtetit. Allahu na ruajttë nga sherri i sllavëve, nga sherri i të cilëve kemi vuajtur shumë dhe gjatë. Amin, e deri javën tjetër, selam alejkum.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE