Sexta-feira, 15/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PERGEZIM PER TE SEMURET

PERGEZIM PER TE SEMURET

PERGEZIM PER TE SEMURET

Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar:
ʺNjë herë e një kohë, Pejgamberi u sëmurë, gjë që e bëri të shtrihej në shtratʺ. Ajo i tha:ʹPo ta bënte këtë ndokush prej nesh, do ta fajësojeʹ. Ai, salallahu alejhi ue selam, reagoi: ʺTë drejtëve u ashpërsohet sëmundja. Kurdo që një besimtar dëmtohet me anë një vështirësie, qoftë edhe një gjemb apo më shumë, i hiqet një mëkat, për shkak të kësaj, dhe ngrihet për një gradë [në xhenet]ʺ. [Ahmed]

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam: ʺKurdo që muslimani dëmtohet me sëmundje apo me çështje tjera, Allahu ia lëshon mëkatet, për shkak të kësaj, mu siç i lëshon lisi gjethetʺ. [Buhari dhe Muslim]

Ukbeh bin Amir ka transmetuar nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam: ʺVeprat e secilës ditë vulosen me të. Kështu, kur besimtari sëmuret, engjëjt thonë: ʹO Zoti ynë, robit tënd i ka ndodhur kështu e kështu. Ti e ke penguar atë [nga bërja e veprave të mira]ʹ. Zoti përgjigjet:ʹVuloseni ditën e tij në përputhje me veprat e tij [të zakonshme], derisa të shërohet apo të vdesëʹʺ. [Ahmed]

(Visited 125 times, 1 visits today)
Top