Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Këtu janë 11 elementë të këshillës për t’ju ndihmuar që t’ua përfitoni zemrën të tjerëve. Këta shembuj u ngjajnë shigjetave që synojnë t’i qëllojnë zemrat si të vetmin objektiv (nishan). Vlera të tilla kanë fuqinë e tyre efektive në joshjen dhe magjepsjen e zemrave. O ti i cili je i dashuruar me Allahun e Lartësuar […]
Këtu janë 11 elementë të këshillës për t’ju ndihmuar që t’ua përfitoni zemrën të tjerëve. Këta shembuj u ngjajnë shigjetave që synojnë t’i qëllojnë zemrat si të vetmin objektiv (nishan). Vlera të tilla kanë fuqinë e tyre efektive në joshjen dhe magjepsjen e zemrave. O ti i cili je i dashuruar me Allahun e Lartësuar […]
Përfitimi i zemrave

Këtu janë 11 elementë të këshillës për t’ju ndihmuar që t’ua përfitoni zemrën të tjerëve. Këta shembuj u ngjajnë shigjetave që synojnë t’i qëllojnë zemrat si të vetmin objektiv (nishan).
Vlera të tilla kanë fuqinë e tyre efektive në joshjen dhe magjepsjen e zemrave.
O ti i cili je i dashuruar me Allahun e Lartësuar dhe ju o vëllezër në Islam, ja ku i keni shigjetat; bëhuni të kujdesshëm me to, përpiquni fort që të jeni gjuajtës të shkathët (të zgjuar)…
Dhe luteni Allahun t’ju ndihmojë.
Buzëqeshja
Është shigjeta e parë dhe më e shpejta prej të gjithave. Është si kripa në gjellë. Është gjithashtu edhe një lloj adhurimi dhe dhënie lëmoshë, siç është përmendur në një hadith: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllait tuaj është lëmoshë (sadaka).”
Abdullah ibn el-Harithi na tregon për të Dërguarin, paqja qoftë për të, duke thënë se nuk kishte parë askënd duke buzëqeshur në fytyrë të të tjerëve më shumë sesa ai, paqja qoftë mbi të.
Bëhu gjithnjë ai i cili përshëndet i pari
Kjo shigjetë ju lejon të depërtoni në thellësirat më të thella të zemrave të të tjerëve. Kjo shigjetë kërkon një gjuajtës të shkathët. Aftësitë e nevojshme janë buzëqeshja e përzemërt, shtrëngimi i duarve ngrohtësisht dhe me miqësi duke i uruar mirëseardhjen tjetrit. Duke qenë i suksesshëm, lloje të tilla të aftësive do të shpërblehen nga Allahu, nëse i referohemi hadithit: “Në përshëndetje, më i miri është ai që e fillon përshëndetjen i pari.”
Omar al Nadi na tregon se ai doli një herë me Omer ibn Hattabin. Gjersa ecnin, ai pa se Omeri i përshëndeste të gjithë ata që takonte, pavarësisht se a ishin të vjetër apo të rinj.
Hasan Basriu gjithashtu thotë: “Shtrëngimi i duarve forcon dhe përmirëson ndjenjat vëllazërore.”
I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi qoftë për të, thotë: “Assesi në asnjë mënyrë mos nënçmo asnjë vepër të mirë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me buzëqeshje.” (Muslimi, 87)
Ai gjithashtu thotë: “Shtrëngimi i duarve heq urrejtjen, shton dashurinë dhe i jep fund armiqësisë.”
Dhuratat
Ka një prekje dhe joshje të çuditshme që magjeps dhe robëron të gjitha ndjenjat. Këmbimi i dhuratave në raste të ndryshme është një mënyrë e këndshme, mirëpo dhuratat duhet të jenë brenda shpenzimeve të tolerueshme.
Bëhu fjalëpakë ose edhe i heshtur- flit vetëm për atë që sjell dobi
Zëri i lartë dhe bisedat e kota janë sjellje të këqija. Ju duhet të jeni fjalëmbël dhe i butë në shprehje.
Në lidhje me këtë cilësi, i Dërguari i Zotit, bekimi qoftë mbi të, thotë: “Fjala e mirë është bamirësi (lëmoshë).”
Nëse fjala e mirë ka magjinë e saj në përfitimin e zemrave të armiqve tuaj, sa fuqishëm do të funksionojë atëherë në zemrat e vëllezërve tuaj?
Tregohet se gruaja e të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë për të, iu drejtua armiqve duke u thënë: “Mallkuar qofshi” dhe i Dërguari, paqja dhe bekimet qofshin për të, e ndaloi duke i thënë asaj “Qetësohu, Allahu dëshiron që çështjet (problemet) të zgjidhen me bujari (butësi).”
Gjithashtu ai, alejhi selam, thotë: “Bujaria si metodë (mënyrë) dhe natyra e heshtur (pa fjalë) janë metodat më të mira që njerëzit mund të kenë.”
Thotë poeti: “Frika ndaj Allahut mund të të mbajë të heshtur, në vend që të jesh elokuent (gojëtar).”
Bëhu dëgjues i mirë
Të dëgjosh me durim dhe asnjëherë të mos e pengosh folësin, ashtu siç i Dërguari i Allahut, paqja qoftë për të, asnjëherë nuk e ndërpriste folësin, gjersa ai të mbaronte fjalimin e tij. Ai i cili i ka këto vlera dhe cilësi, fiton dashurinë e të tjerëve dhe admirimin e tyre, ndërsa e kundërta ndodh me ata që dërdëllisin dhe i ndërpresin në bisedë të tjerët dhe kjo sjell mosdashjen ndaj teje.
Atta na tregon se si vepron ai lidhur me këtë cilësi dhe thotë: “Kur dikush më flet, unë e dëgjoj atë si të jetë hera e parë që e dëgjoj atë gjë, megjithëse e kam dëgjuar me mijëra herë më parë.”
Dukja dhe veshja e mirë
Ju duhet të keni kujdes me dukjen tuaj, me qëllim që të jetë e pastër (modeste), e veshur mirë dhe të ketë erë të mirë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi qoftë për të, na tregon se Allahu dëshiron që e bukura të jetë në çdo gjë.
Omer bin Hattabi thotë: “E pëlqej të riun që është i parfumuar dhe i veshur pastër.”
Abdullah ibn Ahmed ibn Hanbeli na tregon për babain e tij duke thënë: “Asnjëherë s’kam parë ndonjë që kujdeset për pastërtinë e rrobave të tij, të flokëve të tij, të mustaqeve dhe për qimet e papëlqyeshme të trupit sesa Ahmed ibn Hanbeli.”
Bëju nder (mirë) atyre duke i ndihmuar
Lidhur me këtë thotë poeti:
“Trajtimi i mirë i të tjerëve është mënyra e vetme për t’i robëruar (përfituar) zemrat e tyre.”
Trajtimi i mirë i të tjerëve ju klasifikon në kategorinë e robit të bindur dhe të dashur të Allahut, siç ka thënë i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të: “Sa më shumë të jeni në mirësi të të tjerëve, aq më të dashur do të jeni tek Allahu.”
Thotë Allahu në Kuran: “Dhe jepni për një rrugë të Allahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” (Sure Bekare: 195)
Thotë poeti:
Bëhu shok i dashur për të gjithë,
për të gjithë,
duhet të jesh si freskia e ujit të pastër e të akullt.
Bëhu bujar (zemërgjerë)
Ofrimi i të hollave mund të bëhet si çelës për shumë dyer të mbyllura që ju pengojnë nga arritja në zemrat e të tjerëve dhe përfitimi i tyre, veçanërisht në këto ditë.
Tani, do t’iu rrëfej një ndodhi rreth ‘magjisë’ së vlerës së bujarisë.
Në kohën e pushtimit të Mekës, ishte një njeri i quajtur Safuan ibn Umia. Ky njeri u largua pasi i bëri të gjitha metodat dhe komplotet për të vrarë të Dërguarin e Zotit, paqja qoftë mbi të. Më vonë, i Dërguari i Allahut, bekimet qofshin për të, e fali atë dhe ai u kthye duke i kërkuar atij t’i jepte kohë dy muaj për të menduar për Islamin dhe për të Dërguarin e Zotit, paqja qoftë mbi të. Ai, paqja qoftë mbi të, i tha: “Ke 4 muaj, jo vetëm 2.”
Ai e shoqëroi të Dërguarin e Zotit në çlirimin e Hunejnit dhe të Taifit. Në Taif, gjersa i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, ishte duke ndarë plaçkën e luftës, vërejti se një njeri kërkonte me një dëshirë të madhe një tokë të gjerë në të cilën ishin një numër i madh bagëtish.
I Dërguari i Zotit, bekimet qofshin për të, e pyeti atë: “A e do atë?” Njeriu me padurim iu përgjigj: “Po”, e atëherë i Dërguari i Zotit, i tha: “Atëherë janë të tuat.”
Saufani thotë: “Vetëm një i Dërguar i Zotit mund të sillet kaq bujarisht. Besoj se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij”
Shih se si i Dërguari i Allahut, bekimet qofshin për të, gjeti çelësin e humbur dhe pati sukses në lëvizjen e zemrës së tij.
Disa njerëz sillen me koprraci, a thua se e shohin fantazmën (hijen) e varfërisë duke pritur që ta sulmojë atë, ndërkohë që duhet t’u ofrojë nevojtarëve të holla në mënyrë që të bëhet bujar (dhe që kjo të rezultojë në përfitimin e zemrës së tij).
Të kesh mendim të mirë për të tjerët dhe t’i justifikosh (falësh) ata
Shikimi i sjelljeve të të tjerëve është një cilësi e keqe që pengon rrugën tënde drejt zemrave të tyre. E kundërta e kësaj është të kesh mendim të mirë për ta. Kështu që përpiqu fort t’u japësh vëllezërve të tu arsyetim sa të mundesh.
Për sa i përket kësaj cilësie, Ibn Mubareku thotë: “Besimtar është ai i cili i jep vëllait të tij justifikim, ndërsa hipokrit është ai i cili shikon gabimet e tyre.”
Shprehi ndjenjat tuaja… menjëherë
Nëse e do dikë ose ke ndjenja të mira për atë, mos prit, thuaja menjëherë. Duke pasur parasysh këtë, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse ndieni dashuri vëllazërore islame për dikë, duhet që menjëherë të shkoni dhe t’i tregoni atij për ndjenjat tuaja.” Ai ka shtuar: “Është një marrëdhënie që i bën lidhjet e forta.”
Dashuri e tillë është ajo që është vetëm për hir të Allahut, jo për ndonjë çështje tjetër personale, si: kërkimi i pozitës së lartë, i parasë, i famës, etj.. Po të mos ishte kjo dashuri për hir të Allahut, do të ishte një lloj pafrytësie e vëllazërisë atëherë. Kur këta njerëz e takojnë njëri-tjetrin në Ditën e Gjykimit, ata nuk janë vëllezër më, por armiq, siç thotë Allahu në Kuran: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Sure Zuhruf: 67)
I Dërguari i Allahut, paqja qoftë për të, thotë: “Njeriu është në shoqërinë e atij që do.”
Me këtë ai, bekimet qofshin për të, nënkupton se në Ditën e Gjykimit një person do të jetë me atë që ka dashur. Kështu që duhet të zgjedhim në mes dy llojeve të shoqërisë, njëra është në armiqësi (urrejtje) dhe tjetra është vëllazëri e vërtetë.
Ne shohim se i Dërguari i Zotit, bekimet e Zotit qofshin mbi të, bashkoi imigruesit mekas dhe pasuesit medinas si vëllezër. Ishte një lloj i rrallë vëllazërie, saqë dy vëllezër u varrosën në një varr të vetëm pasi u martirizuan në luftë.
Mënyrat e vëllazërisë shfaqeshin gjithmonë nga i Dërguari i Zotit, bekimet qofshin për të. Ai thotë: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes jush. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë, do të duheni mes jush? Përhapeni selamin (përshëndetjen) në mes jush!” (Transmeton Muslimi: 852)
Është për të ardhur keq që njerëzit gjithnjë janë duke e trajtuar njëri-tjetrin ose me vrazhdësi ose me ndjeshmëri të skajshme dhe dhimbshëm, saqë e admirojnë njëri-tjetrin. Aktualisht është një çështje e përpjekjes së një balance midis zemrës dhe mendjes, diçka që ndryshon sipas ndryshimit të karaktereve dhe rrethanave. Është absolutisht një mëshirë e dhënë nga Allahu.
Shoqërimi me njerëzit
Është arti i të qenët i shoqërueshëm. Këtu mund të ekzistojë një lloj keqkuptimi (ide e gabuar) midis shoqërimit dhe hipokrizisë. Gruaja e të Dërguarit, paqja qoftë mbi të, Aishja thotë: “Një njeri erdhi të na vizitonte, por më befasoi i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, që menjëherë e pa atë dhe tha: “Oh…ky njeri me sjellje të keqe”, por i Dërguari i Zotit ndryshoi plotësisht, menjëherë u ul me të. Ai e mirëpriti atë njeri bujarisht, duke u buzëqeshur në fytyrë të tij. Kur njeriu shkoi, e pyeta të Dërguarin e Zotit, bekimet qofshin mbi të, se pse më befasoi me këtë sjellje, se si e konsideroi këtë njeri si të keq dhe se si foli me të kaq ngrohtësisht. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, iu përgjigj: “Mos më ke parë që sillesha si hipokrit?”
Dheshtoi: “Asnjë gjë nuk do të jetë më i rëndë në peshojën e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i mirë.” (Hadith hasen sahih, Tirmidhiu: 331)
Kurtubiu dallon midis hipokrizisë dhe shoqërimit.
Sa i përket shoqërimit si një sjellje e dëshirueshme dhe e mirë, thotë se shoqërimi nënkupton sakrificën e çështjeve të kësaj bote për hir të përmirësimit të të dyjave edhe të jetës në tokë dhe të fesë, gjersa hipokrizia synon të sakrifikojë fenë për hir të çështjeve të kësaj bote.
Kështu që duke qenë i shoqërueshëm me njerëzit me moral të ulët, qëllimi është të arrihen dy synime:
Së pari, të mos nëpërkëmbet dhe të mos ofendohet prej tyre.
Së dyti, duke qenë i mirë me ta mund të jetë shkak udhëzimi për ta, që të hapërojnë drejt rrugës së drejtë dhe të vërtetë.
Komplimentet dhe nderimet duhet të jenë vetëm brenda çështjeve të kësaj bote, jo në çështjet fetare, përndryshe do të jetë një çështje hipokrizie. Të jesh i shoqërueshëm nënkupton të jesh i butë, i buzëqeshur, duke i lëvduar të tjerët, duke pasur për qëllim një përfitim shpirtëror.
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, thotë: “Të jesh i shoqërueshëm është sikur të japësh lëmoshë.”
Ibn Battali thotë gjithashtu: “Shoqërimi është etikë e besimtarëve, që tregon mendjemprehtësi për t’i trajtuar të tjerët dhe të flasë butë me ta. Të dyja janë elemente të rëndësishme në kërkimin e shkaqeve për intimitet (miqësi të ngushtë).
Përshtati nga anglishtja: Fitim Nuhiu
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
September 22, 2018 / By M.I Ilaçi për çdo sëmundje,kombinimi i mrekullueshëm
September 22, 2018 / By M.I Disa kuriozitete mbi bletët
September 22, 2018 / By M.I Lëngu i aloe verës ka shije tropikale
September 22, 2018 / By M.I Pyetjet e fëmijës katër vjeç e gjysmë.
September 22, 2018 / By M.I Nje barishte qe eleminon kancerin e gjirit per 16 ore!!!
September 22, 2018 / By M.I FRUTAT E CEKURA NË KUR’AN
September 22, 2018 / By M.I 8 shenja të padiskutueshme që ju jeni një nënë e shkelqyer, edhe pse ndjeheni ndryshe
September 22, 2018 / By M.I Sëmundjet e Epilepsisë dhe pagjumësisë (Foto)
September 22, 2018 / By M.I Pija para gjumit që pastron trupin nga çdo gjë që keni ngrënë gjatë ditës