Segunda-feira, 27/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË LËVIZJES, PASTRIMIT DHE PIRJES SË UJIT

PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË LËVIZJES, PASTRIMIT DHE PIRJES SË UJIT

PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË LËVIZJES, PASTRIMIT DHE PIRJES SË UJIT

Një nga format e sjelljes e cekur në Kur’an është e fshehur në një shpallje të dhënë Profetit Ejub (as):

Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!” Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. (Kur’an, 38:41-42)

Një nga këshillat e dhëna Profetit Ejub (as) nga Allahu në përballje të lodhjes dhe vuajtjes së shkaktuara nga Shejtani ishte “përplasja e këmbës.” Kjo shprehje në ajet mund të tregon përfitimet nga lëvizja apo sportin.

Gjatë sportit rritet qarkullimi i gjakut, sidomos nga lëvizja e muskujve të gjatë të tillë si ata të këmbës (lëvizjet izometrike) dhe niveli i oksigjenit që arrin qelizat rritet. Si rezultat, lodhja e individit eliminohet dhe ai ose ajo mbushet energji ndërsa substancat toksike lirohen nga trupi.(140)
Në të njëjtën kohë, trupi fiton rezistencë më të madhe ndaj mikrobeve. Njerëzit që bëjnë stërvitje të rregullta kanë artierie të gjëra dhe pastra dhe kjo ka efektin e parandalimit të tyre nga bllokimi dhe kësisoj parandalimin e sëmundjeve të zemrës. (141)
Përveç kësaj, stërvitja e rregullt luan rol në parandalimin e diabetit duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Efektet e dobishme të sportit në mëlçi rritin nivelin e kolesterolit të mirë. (142)

Çka është e rëndësishme gjithashtu, është se ecja zbathur është një metodë shumë efektive e lirimit të elektricitetit statik të akumuluar nga trupi. Shërben si një tokëzim i trupit.

Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t’i kullotni (bagëtinë). (Kur’an, 16:10)

Siç theksohet në ajet, pastrimi është i njohur të jetë metoda më efektive e lirimit të elektricitetit statik në trup. Përveç sigurimit të pastërtisë fizike, pastrimi gjithashtu redukton stresin dhe tensionin. Prandaj pastrimi ka një efekt shërues për shumë çrregullime fizike dhe psikologjike, sidomos te stresi dhe ethet.

Në ajet, përveç larges, rekomandohet edhe pirja e ujit. Nuk mund të shpërfillen efektet përfituese të ujit në të gjitha organet e trupit. Shëndeti i shumë organeve, të tilla si gjëndrat e djersitjes, stomaku, zorrët, veshkat dhe lëkura, janë drejtpërdrejtë të lidhura me praninë e sasisë së duhur të ujit në trup. Shërimi i të gjitha çrregullimeve të tilla që mund të lindin në këtë fushë, është i mundshëm me konsumimin e sasisë shtesë të ujit. Zgjidhja për lodhje, rraskapitje dhe të qenit i përgjumur është rritja e nivelit të ujit në trup në mënyrë që të pastrojë atë nga papastërtitë.

Zbatimi i secilës nga këto rekomdandime, me rëndësi jetike për shëndetin tonë fizik dhe mendor, do të sjell rezultatet ideale. Secila nga këto rekomandime është një manifestim i ajetit “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët…” (Kur’an, 18:82)
————————–————————–———————-
140. Prof. Fehmi Tuncel, Bilim Teknik Dergisi (Journal of Science and Technology), January 1993.
141. Barbara A. Brehm, “Your Health and Fitness,” Fitness Management Magazine, 1990.
142. Kathleen Mullen, Some Benefits of Exercise (Medical Times C. Broën Publishers: 1986).