Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Perëndimi po i kthehet shtëpisë dhe fëmijëve



Perëndimi po i kthehet shtëpisë dhe fëmijëve

Statistikat amerikane tregojnë për numrin në rritje të nënave që zgjedhin qëndrimin në shtëpi edhe pse ato bartin me vete diploma të larta dhe profesionale, nëna të cilat paramendohej të futen në tregun e punës, tash rreth 12% e tyre gjenden në shtëpi.

Catalyst[1] ka zbuluar se në vitin 2001 rreth 1263 raste nga  burrat dhe gratë, nga gjeneratat moderne nuk duan t’u nënshtrohen presioneve dhe sakrificave të cilave iu nënshtruan gjeneratat e mëhershme. Gjithashtu, Bulit nga Catalyst thotë: “Gratë në kohën e sotme kanë vënë në spikamë synimet familjare para synimeve profesionale.”

Bam Bela (35 vjeçe) nga Salt Lake City, punonjëse e lartë në një nga kompanitë e mëdha, pas lindjes së djalit të saj para 12 muajsh, ka vendosur të qëndrojë në shtëpi përgjithmonë. Ajo thotë: “Nëna ime nuk mundi të kujdesej për ne, sepse punonte, na linte vetëm në shtëpi, frikësoheshim dhe fshiheshim në kuzhinë sa herë që binte zilja e shtëpisë.’’

Brunvinë Tul (41 vjeçe), hoqi dorë nga puna në Uashington, që të qëndronte në shtëpi me dy djemtë e saj: “Nuk jam penduar që kam lënë punën…, unë jam nënë dhe nuk punoj jashtë shtëpisë.”

Rasel (45 vjeçe) la punën e ëndrrave të saj në administratën e një televizioni: “Preokupimi dhe lodhja në kuzhinën e shtëpisë, duke pastruar pjatat për fëmijët, është punë e cila më bën të lumtur.”

Ekspertja e psikologjisë Dafni di Martif flet rreth kësaj ndjenje të veçantë në librin e saj: “Dëshirat e maternitetit”, ajo thotë se shumica e atyre që përkrahin gjininë femërore dhe shoqëria amerikane në përgjithësi kanë injoruar dëshirën e shumicës së nënave  për të kaluar më tepër kohë me fëmijët e tyre. Libri përçon idenë dhe parapëlqen qëndrimin në shtëpi si diçka që të bën të lumtur dhe paramendohet të rrisë numrin e grave që do të japin dorëheqje.

Është më se e qartë se pjesa më e  madhe e grave që kanë dhënë dorëheqje nga puna gjejnë lumturi në kujdesin e tyre për shtëpinë, duke ia shtuar kësaj edhe qetësinë që e jep ndjenja e përkujdesjes për fëmijët.





Claudia Wallis për revistën “Time”

Përktheu: Fitim Hasani

[1] Catalyst është një organizatë jofitimprurëse globale e themeluar në vitin 1962, e cila punon për krijimin e vendeve të punës për gra.

 

(Visited 2 times, 1 visits today)