Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përdorni rregullisht këtë farë të zezë

Përdorni rregullisht këtë farë të zezë

Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve.
Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.
Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë,{Habe Seude} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215

(Visited 146 times, 1 visits today)
Top