Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Përdorimi i “Youtube” mund të bëhet me pagesë

Përdorimi i “Youtube” mund të bëhet me pagesë

Rrjeti më i madh i postimit tëvideove në internet “Youtube” mund të bëhet me pagesë. Sipas “Financial Times”, mësohet nga burime brenda “Youtube”, se një abonim mujor në faqe do të jetë prej 1.99 dollarë, e do të lejojë shikimin deri të 50 kanaleve të posaçëm brenda rrjetit.

Përdoruesit me pagesë, do të jenë në gjendje që të ndjekin programet e tyre televizive, filmat, dokumentarë apo këngë nga kanalet përkatëse. ”Youtube”, i krijua fillimisht si një rrjet i postimit tëvideove, regjistroi një rritje “astronomike” pas dhjetorit 2011, kur futi risinë ekanaleve të hapura, e administruara nga kushdo që ka dëshirë të hapë një kanal./albeu/