Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Perdorimi i barnave qe permbajne alkool dhe lende narkotike

Perdorimi i barnave qe permbajne alkool dhe lende narkotike

barna

Akademia e Fikhut Islam me qendër në Mekë


Lavdia i takon Allahut, të vetëm e të pashoq, paqja dhe bekimet qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër.

Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam, në sesionin e saj të gjashtëmbëdhjetë të zhvilluar në Mekën e Nderuar, në periudhën ndërmjet 22-26/10/ 1422 h. /5-10/01/2002 shqyrtoi temën e paraqitur në lidhje me barnat që përmbajnë alkool dhe lëndë narkotike dhe pas diskutimeve rreth kësaj çështje, duke u nisur nga lehtësimi që e karakterizon Sheriatin dhe largimi i vështirësive, nga shmangia e dëmit aq sa është masa e tij, nga domosdoshmëria që e bën të ndaluarën të lejuar si dhe nga fakti se lejohet kryerja e diçkaje të dëmshme për të shmangur një dëm më të madh, vendosi si më poshtë:

Së pari: Nuk lejohet përdorimi i një pije të pastër alkoolike si ilaç, në asnjë lloj situate, sepse i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Allahu nuk u jep shërim në ato gjëra që Ai i ka ndaluar për ju.” (Buhariu) Po ashtu Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Allahu ka zbritur sëmundjen dhe për çdo sëmundje ka një ilaç, ndaj mjekohuni, por mos u mjekoni me haram.” (Ebu Daudi) Kur Tarik ibn Suejd e pyeti për verën që ta përziente me ilaçin ai i tha: “Ajo nuk është shërim, por sëmundje.” (Ibn Maxha).

Së dyti: Lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool në përqindje të konsumueshme, të cilat e kërkon vetë prodhimi i tyre dhe të janë të pazëvendësueshme, me kusht që këto barna të këshillohen nga një mjek i besueshëm.

Po ashtu lejohet përdorimi i alkoolit si pastrues i jashtëm për plagët dhe si dezinfektues ndaj mikrobeve, po kështu lejohet edhe në përmbajtjen e kremrave dhe vazelinave për përdorim të jashtëm.

Së treti: Akademia e Fikhut Islam u sugjeron kompanive të prodhimit farmaceutik dhe farmacive të vendeve islame, si dhe atyre që importojnë barna mjekësore, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të larguar përdorimin e alkoolit nëpër barna dhe ta zëvendësojnë atë me lëndë të tjera alternative.

Së katërti: Akademia e Fikhut Islam u sugjeron mjekëve të shmangin sa të mundin në rekomandimet e tyre barnat që përmbajnë alkool.

Në dorën e Allahut është suksesi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për Profetin tonë Muhamed.

http://lidhjahoxhallareve.com/al/index.php?option=com_content&view=category&id=52&Itemid=261
Nr. 31
Burimi: http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=150&l=AR&cid=12